10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kuvendi shtrenjton jetën e qytetarëve

Më të lexuarat

Kuvendi i Kosovës ka vendosur t’ua shtrenjtojë jetën qytetarëve, duke i miratuar propozimet e Qeverisë për rritje të rentave minerare.
Këto renta e veçmas ajo për thëngjill, e cila është rritur për 1011 për qind, pretendohet se do të ndikojnë me rritjen e tarifave të energjisë elektrike., shkruan “Koha Ditore”. E rritja e këtyre tarifave pritet të ketë efekt të drejtpërdrejtë në ngritjen e çmimeve të artikujve të tjerë në treg.

Për shkak të ngritjes së rentës së thëngjillit, këtë vit energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet për 7.6 për qind, sa ka qenë propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, por 10.4 për qind. Kjo për faktin se nga 0.27 centë, sa ka qenë më herët, renta për thëngjill është bërë 3 euro për një tonë. Vetëm përmes kësaj rritjeje, Qeveria e Kosovës planifikon t’i grumbullojë 22 milionë euro shtesë për vitin e ardhshëm, duke rënduar direkt xhepin e qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit