16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kushtet e Schockenhoffit janë kushte të Gjermanisë

Më të lexuarat

Drejtori i “Konrad Adenauer” në Serbi Fondacioni, Henri Bohnet, ka thënë se Gjermania nga Serbia kërkon garanci të shkruara se Kosova dhe Serbia nuk do ta bllokojnë njëra-tjetrën gjatë anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.
“Ne nuk kërkojmë njohjen formale”, tha ai për mediat e Beogradit, duke cekur se një nga funksionarët më me ndikim në Unionin Demokristian, Andreas Schockenhoff , në Beograd ka deklaruar se Gjermania kërkon marrëdhëniet të mira fqinjësore me Kosovën në mënyrë që Serbisë t’i miratohet fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Nuk është fjala për ndonjë marrëveshjeje të veçantë. Ky është vetëm një shembull se si obligohen dy shtete zyrtarisht dhe ligjërisht. Ideja është për të shmangur situata të tilla si ato në mes të Kroacisë dhe Sllovenisë apo Maqedonisë dhe Greqisë. Bashkimit Evropian dhe Gjermania duan të pengojnë futjen e problemeve të tilla në BE”, deklaroi Bohnet për “Blic”.

Në pyetjen se në emër të kujt ka folur Schockenhoff , ai tha: “Në emër të grupit më të madh parlamentar në Bundestag dhe në emër të partisë së Angela Merkelit”.

“Kjo kërkesë është tregues i qëndrimeve të Gjermanisë”, shtonë ai. “Schockenhoff ka thënë qartë se me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Serbisë, të cilët kanë qenë në Qeveri, ka folur në lidhje me këto kushte edhe dy vjet më parë”.

Bohnet gjithashtu tha se as Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schultz nuk ka kërkuar “ndonjë të Kosovës kur është fjala te anëtarësimi i Serbisë në BE, ndërsa Schockenhoff kërkon një lloj të marrëveshjes”.

“Kjo nuk do të thotë se në fund Serbia dhe Kosova duhet të këmbejnë ambasadorët, gjë që sipas të drejtës ndërkombëtare është veprim i njohjes”, tha Bohnet.

Sipas tij, situata mes Kosovës dhe Serbisë është vështirë të krahasohet me ndonjë shembull nga historia.

“Shembulli i dy Gjermanive ka elemente që mund të jenë ndihmuese për Beogradin dhe Prishtinën, por ne jemi duke kërkuar zgjidhje të veçanta që do të jenë të dobishme për të palët”, deklaron Bohnet.

Andreas Schockenhoff ditë më parë në Beograd ka thënë se kushtet e Parlamentit gjerman për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE nuk kanë të bëjnë vetëm me Kosovën. Para se Bundestagu ta marrë vendimin pozitiv për negociatat, Serbia duhet t’i plotësojë gjithsej shtatë kushte tjera, midis të cilave janë edhe ndriçimi i sulmit në ambasadën gjermane dhe përcaktimi i qartë i krimeve, siç është ai i Srebrenicës. Në mesin e kushteve të tij ishte eliminimi i strukturave paralele serbe në veri të Kosovës dhe deklarata e përbashkët juridiko-obliguese e cila do të zbatohej deri në fund të negociatave për pranim. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit