15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kush tha se studimet janë vetëm për rini? Ja një e diplomuar 67-vjeçare që then parashikimet!

Më të lexuarat

Kjo grua nga Singapori ka thyer të zakonshmen duke prekur ëndrrën e saj për të siguruar diplomë universitare. Rokiah Omar u bë pjesë e mediave duke i treguar botës së mosha nuk duhet të jetë pengesë në kërkim të dijeve dhe ndjekje të synimeve.

Në moshën 67 vjeçe, zonja Omar mbaroi me notë maksimale studimet Islame, duke përmbushur ëndrrën e saj për t’u ofruar të rinjve një “model për të ndjekur”.

“Nuk doja që mosha të bëhet pengesë për zënien e diturisë”, thotë Omar për Sunday Times.

Duke mos iu larguar leximit, Omar tha se ajo kishte gjithmonë ëndërr të mbaronte universitetin e studimeve islame, por jeta e saj prej familjareje nuk kishte gjithmonë prioritet shkollën.

Dikur punonjëse në një parking me pagesë, tani Omar mund të japë mësim në komunitetin musliman në Singapor. Më mbështetjen e burrit, tri vajzave dhe dy nipërve, ajo mbaroi shkollimin pas 11 vitesh mësimi me orar të përgjysmuar.

“Dua të jem model për të tjerët që janë në moshën time, se si nuk duhet hequr dorë nga mësimi mbarë jetësor,” tha ajo në fjalimin e saj të diplomimit.

Ajo është personi më i vjetër i diplomuar në historinë e universitetit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit