7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kush rrezikohet më shumë nga sulmet terroriste?

Më të lexuarat

Këtyre viteve të fundit kemi parë çudira të ndryshme. Organizime që thirren në Islam, ndërsa vrasin e mbysin njerëz pa mëshirë, anë e kënd botës. E fundit ishte Belgjika që ishte goditur nga DAESH, mirëpo nëse shohim historikun e këtyre sulmeve, shohim se myslimanët janë më të rrezikuarit.
“Që nga viti 2014 deri në sulmet e fundit në Belgjikë ISIS ka qenë autore e 87 sulmeve të llojeve të ndryshme të dhunës dhe terrorit. Prej tyre 22 sulme janë kryer në Evropë, 6 në Amerikën veriore dhe 2 në Australi. Ndërkohë 57 sulme të tjera janë kryer në shtetet me popullsi muslimane, kryesisht në Libi, Egjipt, Jemen dhe Turqi.
Muslimanët pra janë të kërcënuar nga terrorizmi më shumë se sa vendet perëndimore, madje po jetojnë nën presionin e dhunës, diktaturës dhe terrorizmit. Nga ana tjetër, solidarizimi me viktimat e pafajshme nga terrorizmi duhet të jetë i njejtë kudo qofshin ato, në Palestinë, Siri, Irak, Egjipt, Turqi, Australi, Amerikë, Evropë etj.”– kështu ka postuar imami Mustafa Tërniqi nga Shqipëria

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit