“Nuk është marrë një vendim i tillë dje, dhe nuk ishte mbledhje të përgjithshme. Në tërësi i mohojmë spekulimet e tilla”, eshte shprehur presa zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandër Gjorgiev.

Aktivistët e BDI-së mbrëmë rreth mesnate filluan ta largojnë kampin e vendosur në vendin ku komuna Butel planifikon të ndërtoj kryqin. Partia tha se ata janë tërhequr që të lejojnë krishterët ortodoksë nesër të vizitojnë varrezat, por do të vazhdojë për të zgjidhur problemin institucionalisht me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar.