9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kush, ku dhe në cilin vit u ndërtua Xhamia e parë në Ballkan?

Më të lexuarat

Xhamia më e vjetër në Ballkan u ndërtua në Kosovë nga një familje emigrantësh nga Aleppo.

Kontaktet e para me islamin në Ballkan u zhvilluan me ardhjen e turqve, gjatë shekujve 14 dhe 15, kur u krijua shoqata e parë për rëndësinë e Islamit dhe në Ballkan, por edhe shumë më herët.

Historiani boshnjak Muhammad Hadzhijahiq thekson se në afërsi të Mostarit janë gjetur monedha nga periudha e kalifit Mervani II (745-750), që janë paratë e para që kanë arritur në  Bosnje përmes tregtarëve arabë, të cilët tregtonin në masë të madhe në Mesdhe, dhe në atë kohë, Dubrovniku ka qenë një qendër e rëndësishme e tregtisë.

Banorët e Dubrovnikut ishin tregtarë të aftë, megjithatë, osmanët i gjetën përgjatë lumit Drina në qytetet mesjetare si Srebrenica, Zvorniku dhe Tuzla e sotme.

Kështu, është e mundur, për shkak të rrugëve tregtare në Dubrovnik, në fshatin Mlike të Kosovës në vitin 1289, njëqind vjet para Betejës së Kosovës, kolonët dhe mjeshtrit nga qyteti sirian i Aleppos, ndërtuan xhaminë më të vjetër në Ballkan – xhaminë Haji Husein. Në një pllakë guri dhe tabela të shtypura në gjuhën arabe, thuhet se xhamia është ndërtuar në vitin1289 dhe rinovuar në vitin 1822, nga familja Ahmed al-Aga, transmeton KosovaPost.

Sipas informatave historike, familja e al-Aga ishte në periudhën e viteve 1095 në kërkim të një jete më të mirë përfundoi në Kosovë, por duke pasur parasysh ishte një familje e madhe, herë pas here u  vendosën në pjesën jugore të Kosovës, dhe pasi u  përshtaten me mjedisin e ri  vendosën të qëndronin më gjatë, dhe në vitin 1289 ata ndërtuan një xhami.

Siç flasin legjendat kombëtare dhe dokumentet besohet se emigrantët ishin kryesisht nga provinca dhe qyteti i Aleppos, pasardhësit e tyre sot ende e mbajnë emrin e familjes Halepovci (Aljabakovci) dhe ka ende në Mlike, Krushevë, Dragash dhe Restelicë. Gjithashtu, pasardhësit e tyre mund të gjenden dhe në Prizren,si farkëtarët dhe mjeshtrit. Mund të gjenden edhe  në pjesë të tjera të Kosovës dhe Maqedonisë.

Si konfirmim i kësaj teze është dokumenti që muslimanët e këtij vendi të marrë nga Damasku në vitin 1995  të Ministrisë së vakufeve të Republikës Arabe të Sirisë, e cila në përkthim thuhet si vijon:

Ne Muftinia e Qarkut të Halepit, nga Republika Arabe e Sirisë, konfirmojmë se familja e al-Agës është e lashtë, anëtarët e së cilës kanë emigruar në vitin 1095, ndërsa emigrimi i tyre ka vazhduar deri në vitin 1291, ku ndërtuan xhaminë në fshatin e tyre në Mlike, me qëllim të kryerjes së riteve fetare. Mbi këtë bazë, kjo xhami është në të vërtetë pronë e këtyre familjeve, respektivisht familjeve të muslimanëve arabë të zhvendosur dhe nuk janë nga ndërtimet osmane. Ne vërtetojmë pronën e tyre dhe kërkojmë nga autoritetet që t’u ndihmojnë në këtë.”

Xhamia gjatë historisë së trazuar të Kosovës është djegur dy herë, por vendasit e kanë ruajtur me kujdes pllakën e gurit me mbishkrimin arab, duke e fshehur atë në nënkulm (papafingo) të shtëpive dhe vende të tjera të fshehta; duke ruajtur kështu edhe faktin se xhamia e parë në Ballkan është ndërtuar nga emigrantët selxhuk nga Halepi, njëqind vjet para betejës së Fushë – Kosovës./Kosova Post.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit