11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kush janë shqiptarët më të famshëm në botë? (Shejh Albani kuptohet nuk është në listë)!

Më të lexuarat

Kjo është “lista” e shqiptarëve më të famshëm në botë e që po shpërndahet në mediat tona, Dijetari i madh nga Shkodra (Shejh Albani) si gjithmonë anashkalohet nga këta rregullues të listave, por fakti që Shejh Albanin e njeh e gjith bota (deshti apo nuk deshti ndokush) nuk e bën atë të panjohur nga ky sajues i kësaj liste më poshtë:

Vlen të theksohet se kjo “listë asnjë nga këta 20 shqiptarë nuk e ka emrin shqiptarë (siç ka bërë Shejhu i cili etnocitetit e tij ALBAN e ka vendos në emër)

Lista e 50 shqiptarëve më të famshëm në botë.

1. Nënë Tereza, humaniste

Jo vetëm që është shqiptarja më e famshme, por është edhe shqiptarja me të cilën Shqipëria krenohet.

2. Robert De Niro, aktor

Natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij në Rai 1, se origjinën e ka të përzierë mes Siçilisë dhe Shqipërisë.

3. Ismail Kadare – shkrimtar

Shkrimtari me famë tashmë botërore dhe fitues i çmimit “Man Booker Prize”

4. Inva Mula – soprano

Sopranoja me famë ndërkombëtare, e cila përfaqëson denjësisht vendin tonë në skenat botërore.

5. Ana Oxa – këngëtare

Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria dhe pikërisht nga Kruja.

6. Sandra Bullock, aktore

Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare.

7. James Belushi – aktor

Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, është me origjinë shqiptare.

8. Ferid Murati

Nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane, Ferid Murati, fitoi çmimin “Nobel” në mjekësi në vitin 1998.

9. Angjelin Preloçaj

Balet maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj është fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare.

10. Eliza Dushku – aktore

Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare.

11. Agim Kaba – aktor

Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare.

12. Stan Dragoti – regjisor

Regjisori dhe producenti hollivudian e bëri të ditur para disa vjetësh kur mbërriti në Shqipëri prejardhjen e tij shqiptare.

13. Riçard Lukaj – ekonomist

I lindur në Itali nga prindër shqiptarë, Lukaj cilësohet si “magjistari” i Wall Street, duke mbetur një nga menaxherët më të rinj të një rangu aq të lartë.

14. Joseph DioGuardi – ish-kongresmen

Ish-kongresmeni amerikan, Joseph DioGuardi, i lindur në Bronks, Nju-Jork, njëkohësisht dhe udhëheqës i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane. Ai është me origjinë shqiptare dhe që prej vitit 1989 ka bërë 15 udhëtime në Ballkan.

15. Emina Cunmulaj – modele

Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA.

16. Alan Shepard – kozmonaut

Ai u lind ne East Dery, Neë Hampshire të SHBA më 18 Nentor 1923. Është me origjinë shqiptare. Shepardi në misionin Apollo 4 në Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike.

17. Tie (Tahir) Domi – lojtar hokeji

Ka lindur në Ontario, Kanada më 1 Nëntor 1969 nga prindër shqiptarë. Është një lojtar hokeji mjaft i famshëm në Kanada.

18. James Biberi – aktor

Aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prindërit e tij janë shqiptarë.

19. George Tenet, – ish-Drejtor i CIA-s

Ish-drejtori i CIA-s, që u bë famshëm prej luftës në Irak, e ka deklaruar vetë në librin e tij autobiografik, se është me origjinë nga Himara.

20. Kristine Elezaj – këngëtare

E njohur si “Kebe” tek fansat e saj, është një këngëtare shqiptaro-amerikane.. Kristina e lancoi këngën e parë “Let You know” një vit më pare e ndjekur nga “Souvenirs”. Elezaj para ca ditësh doli e 53-ta në çmimet “Grammy”.

21. Azem Maksutaj- Kampion në Taibox

Cilësohet si sportisti më i mirë në botë në Taiboks, për të janë bërë edhe shumë filma.

22. Laureta Meci – aktore

Laureta Meci, e lindur në Kuçovë, ka përfunduar shkollën prestigjioze të aktrimit “Stella Adler” në Nju-Jork dhe po avancon me karrierën e saj.

23. Ilir Shaqiri – balerin

Balerin i famshëm shqiptar në Itali, u bë i njohur nga programi televiziv “Amici”.

24. Kledi Kadiu – balerin

Balerin shqiptar me famë të madhe në Itali, pas pjesëmarrjes dhe suksesit të tij në programin televiziv “Amici”.

25. Leon Cino – balerin

Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë, edhe Leon Cino u bë i njohur shumë shpejt në Itali.

26. Klajdi Selimi – balerin

Sërish një balerin shqiptar që u bë shumë shpejt protagonist i programit “Amici”.

27. Donald Llambro – gazetar

Ai është një nga gazetarët më të njohur në SHBA. Aktualisht është shef i korrespodencës politike në gazetën The Washinton Times. Ai ka lindur në 14 korrik 1940 në Masacusets nga prindër shqiptarë.

28. Tedi Papavrami – violinist

I lindur në Tiranë, ai studio në konservatorin kombëtar “Superieur de Musique” në Paris. Ai ka interpretuar në shumë skena të botës.

29. Erald Dervishi – kampion botëror shahu

I lindur në Durrës, ai është një nga kampionët më të rinj në historinë botërore të Shahut.

30. Anthony Athanas –biznesmen

I lindur më 1911 në Korçë, ai shkoi në Nju Jork kur ishte vetëm 5 vjeç dhe arriti të hapte në Boston një nga restorantet më të njohur të vendit. Vitet e fundit, restoranti i tij shërbente afërsisht 700,000 vakte në vit, duke u konsideruar si restoranti i pestë më i rëndësishëm në Amerikë.

31. Saimir Pirgu – tenor

Pavarësisht se në moshë të re, Saimir Pirgu u bë shumë shpejt i njohur si tenor, duke fituar një sërë çmimesh në Itali.

32. Fadil Berisha-fotograf

Cilësohet si fotografi më i madh në botë. Fadil Berisha është shqiptar. Disa nga personalitet që janë klientë të studios janë emra të tillë si: Halle Berry, Placido Domingo, Snoop Dog, Bill Clinton, Donald Trump, etj.

33. Hila Popaj – ish-aktor,

Ata që kanë parë seritë e filmit “Ninja” duhet ta kenë parë pa e ditur se ai është shqiptar. Ai gjithashtu ka luajtur edhe në “Chinatoën”.

34. Liria Begeja – regjisore

Liria Begeja është regjisorja e njohur franko-shqiptare.

35. Elsa Lila – këngëtare

Pasi korri mjaft sukses me çmimet e saj të para në Festivalin Kombëtar Shqiptar, ajo u bë e njohur edhe në Itali, ku mori pjesë në festivalin e Sanremos.

36. Nik Xhelilaj, aktor

I lindur në Tiranë në vitin 1983, debutimin në ekranin e kinemasë e ka në vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”.

37. Miriam Cani – këngëtare

Vajza e grupit “Preluders”, Miriam Cani, tashmë e njohur në Gjermani dhe në vende të tjera evropiane, është nga Elbasani.

38. William Gregory – astronaut

William Gregory është një astronaut amerikan, paraardhësit e të cilit kanë emigruar nga Shqipëria në fillim të këtij shekulli të kaluar.

39. Karl Gega – arkitekt

Karl Gega është një arkitekt me famë botërore. Ai është edhe ndërtues i hekurudhës së Semmeringut!

40. Igli Tare – futbollist

Futbollisti shqiptar, i cili është mjaft i suksesshëm gjithashtu në Itali.

41. Ambeta Toromani – balerinë

Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë edhe Ambeta Toromani u bë shumë shpejt e njohur në Itali.

42. Oni Pustina – model

I shfaqur në reklama të ndryshme, Oni Pustina është modeli i famshëm shqiptar që luan rolin e postierit në emisionin “Ce posta per te”.

43. Valbona Çoba – modele, aktore

Ajo u bë e njohur fillimisht në Shqipëri, më pas në Greqi si një modele e famshme, ndërsa tani është modele dhe aktore në SHBA.

44. Aris Golemi – balet maestro, koreograf

I diplomuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, ai ka performuar live me këngëtarin e muzikës kauntri, Dëight Yoakam, dhe gjithashtu ka qenë koreograf i disa pjesëve të grupit N’SYNC.

45. Eda Zari – këngëtare

Lindur në Tiranë, Eda Zari jeton prej vitesh në Gjermani, ku është një këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Ajo është gjithashtu ambasadore e kulturës së Shqipërisë.

46. Aleksandër Moisiu – aktor

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet në botë, por sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë.

47. Laura Mersini Houghton, shkencëtare

Ajo është kozmologe dhe është shqiptare, si dhe një nga femrat e pakta në botë që merren me këtë shkencë.

48. Andamion Murataj – kineast

Është kineast shqiptar i cili ka punuar si skenarist dhe kineast ne Neë York gjate 12- vjeteve te fundit.

49. Luan Krasniqi, boksier

Ai është tashmë një boksier më famë, i cili ka mbajtur deri vonë titullin Kampion i Evropës.

50. Lorik Cana, futbollist

Ai ka luajtur ne mjaft klube europiane ku ka dhënë një kontribut dhe duke treguar vlerat e një shqiptari të vërtetë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit