Kush janë katër objektet që pasi i prekni duhet të lani menjëherë duart?

0
76

Larja e duarve është e domosdoshme nëse dëshironi të shmangni mikrobet, por është veçanërisht e rëndësishme pasi prekin këto lloj objektesh. Larja e duarve kufizon transferimin e baktereve, viruseve dhe mikrobeve të tjera.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë përdorimin e sapunit dhe ujë të pastër ose një sterilizuesi me alkool për të larë duart, pasi studimet tregojnë se të dyja janë mënyra efektive për mbajtjen e mikrobeve larg. Natyrisht, është e pamundur që duart tuaja të mbahen 100 për qind pa mikrobe, por është absolutisht e domosdoshme larja e tyre pasi prekni këto objekte:

Paratë: Këto ditë ju mund të përdorni një kartë debiti ose krediti për shumicën e blerjeve, por nganjëherë ju dueht të prekni lëkët. Kur ta bëni, sigurohuni që të lani duart sa më shpejt që të jetë e mundur. Studiuesit testuan paratë nga një bankë në Neë York dhe gjetën qindra mikroorganizmave, përfshirë bakteret gojore dhe vaginale, dhe ADN-në nga kafshët shtëpiake dhe viruset.

Dorezat e makinave ose të autobuzëve: Larja e duarve është tepër e rëndësishme për të kufizuar përhapjen e baktereve dhe viruseve, thotë Katy Burris, një dermatologe në Qendrën Mjekësore të Kolumbisë. Një nga momentet që duhen larë me patjetër është gjatë transportit publik ku shumë njerëz vazhdimisht prekin të njëjtat sipërfaqe, thotë Dr. Burris.

Menutë e restoranteve: Restorantet mund të jenë vende të mbipopulluara, por menuja është mbartësi më i keq i baktereve. Studiuesit nga Universiteti i Arizonës zbuluan se menutë kishin një numër të madh të organizmave bakteriale ato ishin rreth 185,000. Ka kuptim, pasi kaq shumë njerëz merren me menytë e restoranteve. Ju nuk mund ta shmangni prekjen e tyre por lani duart pas kësaj.

Ekranin e telefonit: Tani që teknologjia është ngado, është çelësi për të larë duart pas prekjes së ekraneve. Një ekranet më të këqija janë ato nëpër aeroporte ose stacione trenash. Lajm i mirë: “Larja e thjeshtë me sapun dhe ujë do të zvogëlojë transmetimin e këtyre patogjenëve,” thotë Dr. Burris.