10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kush i qan sunitët e Iranit?!

Më të lexuarat

Çështja e Sunitëve në Iran është prej çështjeve të harruara ose të zhdukura nga media, madje fatkeqësisht ka një numër të madh të hoxhallarëve dhe veprimtarëve islamikë që nuk perceptojnë vuajtjet e sunitëve, të cilët paraqesin më shumë se 1/4 e banorëve të Iranit, domethënë njëzet milion banor përafërsisht. Politika e injorimit dhe majorizimit, madje edhe e shtypjes, që qeveria iraniane po zhvillon kundrejt sunitëve, ka arritur një gradë të lartë që edhe nuk mund të përshkruhet. Kjo gjë del në shesh në disa aspekte, prej më të rëndësishmëve janë këto:

1- Përcjellja e dijetarëve, hatibave dhe imamëve dhe kufizimi i lirisë së tyre, ndalimi i tyre nga ligjërimi dhe mësimdhënia, madje edhe vrasja e simboleve dhe liderëve me ndikim.

2- Mbyllja e shkollave fetare dhe ngushtimi i tyre.

3- Përcaktimi i kufizimeve të rrepta në ndërtimin e xhamive në zonat suite, sikurse është verilindja e Iranit, Kurdistani, Melushistani, Arabistani etj. Sa i përket kryeqytetit, Teheranit, ku sunitët paraqesin më shumë se gjysmë milioni banorë dhe në qytetet tjera të mëdha, aty sunitët nuk kanë asnjë xhami, kurse në ato qytete ka faltore për Zoroastritët, Hindusët, çifutët dhe të krishterët, e sekte të tjera.

4- Qëndrimi i qeverisë kundrejt të drejtave politike dhe civile është një dinakëri e qartë. Edhe pse kryetari i Iranit, Ahmedi Nexhadi bëri një hap shumë të rrallë, duke caktuar një hoxhë sunit, Muhamed Is’hak Medeni, si kë- shilltar për çështjen e Sunitëve në Iran, mirëpo ata që përcjellin realitetin politik iranian mendojnë se ky caktim është një iniciativë formale dhe nuk ndryshon asgjë, por këtë hap e bëri sepse kryetari gjendet përpara një presioni të brendshëm dhe të jashtëm dhe me këtë hap tenton të ballafaqohet me ato presione. Sunitët në Iran kanë shumë nevojë për vazhdimin e ndihmës dhe përkrahjes së vëllezërve të tyre sunitë për të thyer bllokadën, e cila është duke i ngulfatur.

Marrë nga revista “El-Bejan”, nr. 240.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit