11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kush i arrestoi hoxhallarët në vitin 2014?

Më të lexuarat

Ajo që flitej edhe po vërtetohet nga vetë tani Presidenti i Kosovës, dikur kryeministër Hashim Thaçi. Në një emision ai ka thënë se për arrestimit e vitit 2014, që bëhet fjalë për hoxhallarët që u arrestuan ai ka thënë se ai ka dhënë urdhrin për këtë gjë.

Në opinion qarkullojnë zëra se arsyeja e arrestimit të hoxhallarëve ka qenë përkrahja e tyre ndaj “Listës Uniteti” dhe se ai në atë kohë ka kërkuar përkrahje pa rezervë ndaj PD-së, që dikur hoxhallarët shpresonin se është parti parimore dhe kishin për qëllim ngritjen e një shteti të së drejtës.

Si duket Thaçi del që është një gjarpër, di të manipulojë duke e fshehur atë që kishte ndodhur disa vite më parë, duke ua lënë fajin dikujt tjetër.

Ai është shprehur: “Ka qenë qëllimi im shtetëror që ka vu të gjitha mekanizmat institucional shtetëror në luftë kundër këtij elementi”

Ai ka vazhduar të fletë mbi me një injorancë të thellë. Ai tregon se ka qenë iniciatori kryesor për ndërtimin e Katedrales politike në Prishtinë dhe bile për këtë është shumë krenar.
Ajo që duhet ditur presidenti se kur flet për hoxhallarët, shumica prej tyre nuk ishin as aktakuzë, e disa të tjerë dolën komplet të pafajshëm. Pas këtyre deklaratave çdo vazhdim i gjykimeve të hoxhallarëve tregon se ky gjykim është për inati dhe se vetëm pse Hashim Thaçi ka pushtetin, ai e bënë këtë. Por kjo aspak nuk i frikëson njerëzit të jenë parimor dhe që të luftojnë krimin e babëzinë tuaj me drejtësi!/KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit