20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kush flet dy gjuhë; mbrohet nga Alzheimer

Më të lexuarat

Studimi i gjuhëve të huaja është më të vërtetë një gjë shumë e mirë, që na lejon neve të hapim vizonin dhe për ta parë botën rreth nesh në këndvështrime të ndryshme. Gjithashtu, të dish më shumë se një gjuhë, na lejon që të udhëtojmë në një mënyrë më të thjeshtë dhe që të shtohet mundësia për të gjetur punë. Njohja e gjuhëve të huaja ka shumë aspekte pozitive dhe sot në po ju bëjmë publik një zbulim shkencor që është vërtetë i mahnitshëm.

Një profesoreshë italiane në Universitetin Vita Salute San Raffaele, ka thënë se të qenit dygjuhësh mund të vonojë Alzheimerin. Nga eksperimentet e kryera, u zbulua se sëmundja ka tendencë për ta ndalur me rreth 5 vjet më vonë, tek një popull që di më shumë se një gjuhë. Hulumtuesit janë bazuar në një grup njerëzish që kanë këtë sëmundje dhe kanë parë se shumica e njerëzve dygjuhësor, ishin më të mëdhenj në moshë se pjesa tjetër që fliste vetëm një gjuhë.

Shkencëtarët flasin për një “rezervë konjunktive’, që mbron dygjuhësorët nga sëmundja. Gjëja më e çuditshme, është se truri i njerëzve dygjuhëshe dhe që kanë sëmundjen Alzheimer, duket se janë më pak të prekur se njerëzit që nuk janë dygjuhësh. Të gjenit dygjuhësor duket se vonon sëmundjen e Alzheimerit tek njerëzit. Për fat të keq, shumë njerëz të moshuar janë të prekur nga kjo sëmundje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit