20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kush është Sinisha Aleksoski truri i rasteve famkeqe ndaj shqiptarëve në Maqedoni?!

Më të lexuarat

Emri i Sinisha Aleksoskit mund të jetë pak i njohur për opinionin e gjerë, por për njohësit e rrethanave emri i tij është sinonim i së keqes dhe zullumit kundër shqiptarëve.
I njëjti është ish shef i njësitit Alfa, ndërsa aktualisht figuron si këshilltar për siguri i presidentit Gjorge Ivanov dhe njëkohsishte edhe këshilltar i drejtorit të Agjencisë së Zbulimit.

Sinisha Aleksoski është direkt i kyqur në përgatitjen dhe realizimin e ekzekutimit të pesë viktimave në Liqenin e Smillkovës, i njohur si rasti Monstra. Aleksoski nga disa gazetarë dhe opinionistë maqedonas përflitet si i përfshirë prapa skenave në ketë rast, ku në mënyrë të padrejtë si vrasës u akuzuan disa shqiptarë, që u dëshmua me lirimin e tyre javën e kaluar.

Poashtu, Aleksoski është i përfshirë edhe në përgatitjen e skenarit famëkeq në Lagjen e Trimave, rast që kishte epilog tragjik me shumë viktima. I njejti, në bashkepunim me sherbimin serb dhe rus, kishte per qellim permes ketij inskenimi ta terheq vemendjen e opinionit nga të aq. bomba të Zoran Zaevit. 
Dhe e fundit, Sinisha Aleksoski ishte pjesemarres aktiv në terrorin ndaj deputetëve më 27 prill në Kuvendin e shtetit. I njejti kishte kontakt të drejtperdrejtë me agjentin serb Goran Zhivaljeviç i cili naten tragjike ishte zënë në flagrance duke bërë ‘selfie’ në kohen e sulmit kunder deputeteve. Poashtu, me urdher të Aleksoskit, më 27 prill në Kuvend kanë qenë aktiv edhe disa agjentë të Agjencisë për Zbulim, vepra te cilat pritet te jene subjekt i hetimit te Prokurorise themelore publike. Një prej tyre Munir Pepiq tani më gjindet ne paraburgim.

Perveç kesaj, Sinisha Aleksoski eshte i involvuar edhe ne tregun e droges si bashkepunetor me disa grupa narko-kriminele nga Serbia dhe Maqedonia./ ilirida.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit