12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kush është i pasur e kush fukara?

Më të lexuarat

Një ditë nga ditët, një pasanik e mori të birin e vet dhe udhëtuan në drejtim të një shteti të varfër, me qëllim që ta sheh i biri se si jetojnë të varfrit. Atje i kaluan disa ditë e natë, edhe atë në një fermë së bashku me një familje të varfër. Gjatë kthimit nga udhëtimi, prindi i tha të birit:

– Si ishte udhëtimi?

I biri iu përgjigj:

– Udhëtimi ishte i mrekullueshëm.

– A e vërejte se si jetojnë fukaratë, o biri im?!

– Po, – iu përgjigj i biri.

– Atëherë biri im, më trego se çka mësove nga ky udhëtim?

I biri tha:

– E pashë se ne e posedojmë një qen, kurse ata i posedonin katër. Ne kemi pus në mesin e kopshtit tonë, kurse ata kishin përrua i cili nuk ka fund. Ne kemi vendosur fenerë për ta ndriçuar kopshtin tonë, kurse ata kishin yje në qiell që u bëjnë dritë. Muri i shtëpisë sonë përfundon te kopshti, kurse ata nuk kishin aspak mur, i rrethonte horizonti. Ne posedojmë hapësirë të vogël në të cilën jetojmë, kurse ata posedonin hapësira që i tejkalonin ato fusha. Ne kemi shërbëtorë, të cilët na shërbejnë, kurse ata e shërbenin njëri-tjetrin. Ne e blejmë ushqimin, kurse ata hanin nga ajo që vet e mbjellin. Ne posedojmë mure të larta për të na mbrojtur, kurse ata kishin shokë që i mbrojnë.

Prindi i djaloshit mbeti pa tekst nga këto fjalë dhe i biri i tij në fund i tha:

– O babai im, të falënderoj që ma mundësove ta shoh se sa të varfër jemi ne.

Lexues i nderuar, a nuk e sheh këtë tregim si shembull të mrekullueshëm për të medituar? Të vetëdijëson ta falënderosh Allahun e Madhëruar për të gjitha ato begati që ti ka dhuruar, në vend se të pikëllohesh dhe të mendosh për ato që nuk i posedon. Ty të mbetet t’ua dish vlerën gjërave që i posedon dhe në fund të vërtetosh se kush është i pasur e kush i varfër.

Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit