6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kush është futbollisti shqiptar që presidenti çeçen e shpërbleu me veturë luksoze (FOTO)

Më të lexuarat

Bernard Berisha është bërë me veturë të re sonte, pasi që Presidenti i Çeçenisë, Ramazan Kadirov e ka shpërblyer atë, pas golit të shënuar sot kundër FC Tambov në Premier Ligën e Rusisë
Presidenti çeçen Ramazan Kadirov ka shpërblyer me një veturë luksoze lojtarin shqiptar të Kosovës, Bernard Berisha. Ky i fundit lajmin e ka dhënë në profilin e tij në facebook, duke thurrur elozhe për presidentin çeçen dhe stafin e klubit FC Akhmat Grozny.
Ajo që bëri që të fitojë veturën, ka qenë goli që Berisha ka shënuar në minutat e fundit të një ndeshje futbolli. Akhmat Grozny ishte duke humbur me rezultat 1-0 si vendas kundër FC Tambov por këtë epërsi e shkriu Bernardi duke shënuar gol në minutën e 90-të, ndërsa ai kishte hyrë në lojë në minutën e 54-të.
“Lojtari i ndeshjes. Faleminderit presidentit Ramazan Kadirov për veturën”, ka shkruar Berisha. Në këtë klub në pronësi të Kadirov luan edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Odhise Roshi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit