7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kurti: Vuçiq do të shohë se çka jep Kosova jo vetëm fillimisht, por paraprakisht

Më të lexuarat

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dëshiron të shohë se çka jep Kosova jo vetëm fillimisht, por edhe paraprakisht në tavolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Kurti u shpreh kështu duke kujtuar një deklarim të Vuçiqit të bërë para një muaji.“Para një muaji, të enjten e 8 nëntorit 2018, pas takimit me Thaçin në Bruksel, Vuçiq ka deklaruar: “Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për shumë gjëra, por duhet të shohim së pari se çka është ajo që serbët mund të fitojnë. Dhe çka do të fitojë Serbia. E vetëm pastaj kur të shohim këtë mund të bisedojmë për gjithçka” Kjo sigurisht se shpjegon gjithçka”, shprehet Kurti përmes rrjetit social Facebook.

Ai ka komentuar edhe “kompromisin e dhimbshëm” të përmendur nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

“Prandaj, Thaçi fliste për kompromis të dhimbshëm ende pa nisur bisedimet. Vuçiq ka kërkuar kështu. Ai don të shohë se çka jep Kosova jo vetëm fillimisht, por paraprakisht”, ka shkruar ai, përcjell

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit