16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kurti thotë se për një muaj arrihet marrëveshja për qeverisje me LDK-në

Më të lexuarat

Vetëvendosja e Albin Kurtit doli fituese e zgjedhjeve të parakohshme muajin e kaluar në Kosovë. I dënuar me 18 muaj nga policia serbe gjatë kohës kur konflikti me Kosovën ishte në pikën më të lartë më 1999, Kurti, 44 vjeç, e gjen veten në prag të pushtetit, me premtimin se do t’i japë fund dy dekadave të neoliberalizmit në Kosovë.

Aktualisht ai është në bisedime me partinë e qendrës së djathtë LDK-në, e cila doli e dyta, për të formuar qeverinë e re, ku së paku 30% do të jenë gra.

Kurti, në një intervistë për “The Guardian”, parasheh një marrëveshje për qeverisje me LDK-në brenda një muaji dhe thotë se prioritet i tij është punësimi dhe drejtësia, e jo marrëveshja me Serbinë.

Pas shumë vitesh të ndjekjeve të dështuara penale kundër korrupsionit, ai premtoi se do t’i japë fund asaj që ai e konsideron kapje të gjyqësorit nga shteti, transmeton Koha.net.

Ai thotë se është i interesuar për stilin e Britanisë së Madhe rreth pasurisë së pashpjegueshme dhe për një proces të ri vetingu të drejtuar nga një kryeprokuror dinamik.

“Na duhet të prodhojmë Eliot Nessin tonë, dhe ai duhet të bëhet njeriu më i famshëm në vend”, tha ai. “Jemi gati 200 prokurorë, por disa prej tyre nuk kanë njohuri e disa nuk kanë guxim, por disa të tjerë s’i kanë asnjërën. Ata duhet të çlirohen nga shteti”.

I përballur me borxhin në rritje dhe emigracionin, Kurti thotë se ai është i përkushtuar që t’i japë fund hendekut e madh të shkathtësive në fuqinë punëtore, të përqendrohet në edukimin teknik dhe uljen e varësisë së industrisë tek normat gjymtuese të interesit të bankave të huaja: “Ne duhet ta bëjmë vendin tonë të jetueshëm dhe të bindim më shumë njerëz që të qëndrojnë në vendin tonë”.

Por Kurti do të jetë nën presion ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje me Serbinë. SHBA-ja sapo ka emëruar një të dërguar special për të ringjallur dialogun mes dy vendeve.

Ai paralajmëroi se taksa 100% e vendosur nga paraardhësi i tij ndaj mallrave serbe do të hiqet vetëm nëse imponohen masat e plota reciproke për të liruar tregtinë e Kosovë në Serbi. Ai tha se Beogradi duhet po ashtu t’i japë fund fushatës diplomatike ndërkombëtare për t’i bindur shtetet të çnjohin Kosovën. “Nëse dëshirojnë të nisin dialogun, duhet të ndalojnë menjëherë shpifjet ndaj të drejtës sonë për shtetësi”, tha ai.

Serbia, për shembull, ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, në UNESCO dhe në Këshillin e Evropës. “Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj, në vend se të shikojë Kosovën e Shqipërinë me dylbi ushtarake. Serbisë i duhet një vetë-analizë”.

Kurti tha se programi i tij tre-fazësh do të nis me një dialog me serbët e Kosovës për bashkëpunim praktik, për shembull në bujqësi, duke vazhduar me një rishikim efektit të vërtetë të 33 marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë nën mbikëqyrjen e BE-së nga viti 2012, dhe në fund një takim me Josep Borrellin, shefi i ri i politikës së jashtme të BE-së. “Nuk mund të përballojmë edhe një dialog të dështuar. Duhet të ketë parime të qarta”, thotë Kurti. Borrelli ka premtuar se do të shkojë në Kosovë në vizitën e tij të parë jashtë vendit, transmeton Koha.net.

Kurti tha se është krejtësisht kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë, një ide kjo e shtyrë këtë vit nga presidentët e Serbisë dhe të Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi. “Çfarëdo kufiri të ri të formoni, do të jenë serbët ose shqiptarët në anën tjetër, dhe ata pretendojnë se mund ta bëni atë në mënyrë paqësore”.

Serbët frikësohen se agjenda e tij e vërtetë do të jetë kërkesa për njëfarë konfederate me Shqipërinë, duke margjinalizuar kështu pakicën serbe në veri të Kosovës.

Serbia tashmë e ka dënuar si provokues vendimin e tij për të takuar diplomatët e huaj në selinë e partisë së tij me flamurin shqiptar në prapavijë. Ai thotë se flamuri i Kosovës i ishte imponuar vendit me një vendim që të mos përmbajë ngjyrën e kuqe, të zezë dhe shqiponjën, “thuajse ne po e shpallnim pavarësinë nga Shqipëria, e jo nga Serbia”.

Por ai u zotua se në kapacitetin e tij zyrtar si kryeministër ai do ta mbajë dhe respektojë flamurin zyrtar të Kosovës. “Kam detyra më të rëndësishme sesa të riaranzhoj orenditë në zyrën e kryeministrit”.

Kurti për “The Guardian”: BE-ja po frikësohet nga fashizmi
Politikani i majtë që pritet të bëhet kryeministri i ri befasues i Kosovës ka dënuar vendimin e BE-së që të bllokojë zgjerimin e mëtejmë të Ballkanit, duke thënë se kjo tregon që liderët Perëndimorë kanë harruar mësimet e mësuara nga dy luftërat botërore dhe në vend të kësaj u tërhoqën përball fashizmit dhe populizmit.

Albin Kurti, në një bisedë për “The Guardian”, tha se ky qëndrim mund të dëmtojë shanset e Kosovës për të arritur një marrëveshje me Serbinë, e cila ka refuzuar ta njohë atë të pavarur që nga lufta e viteve 1998-99.

Franca shkaktoi drojë në rajon në samitin e BE-së javën e kaluar duke bllokuar Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore në hapjen e negociatave për anëtarësim, dhe kështu ka shkatërruar shanset e Serbisë për të arritur BE-në në një të ardhme të afërt. Presidenti francez Emmanuel Macron insistoi se Evropa duhet të përqendrohet në reformat e veta.

“BE-ja u formua si përgjigje ndaj fashizmit, por tani po tregohet e frikësuar përball populistëve dhe fashizmit”, tha Kurti për “the Guardian”, transmeton Koha.net.

Duke kritikuar Macronin, ai tha: “Nuk mund të thoni se së pari na duhen reforma të brendshme në BE e më pas zgjerimi i jashtëm – ato shkojnë njëra përkrah tjetrës. Evropa është një projekt shumë i rëndësishëm historik që nuk mund të ketë një autor, drejtues apo lider të vetëm. E kemi parë vazhdimisht këtë se kur [presidenti në largim i Komisionit të BE-së] Jean-Claude Juncker tha se nuk do të ketë zgjerim të mëtejmë në pesë vjetët e fundit, situata në Ballkan përkeqësohej”.

“Po, BE-ja është e rëndësishme për Ballkanin, por Ballkani është shumë i rëndësishëm për BE-në. Berlini dhe Parisi duhet ta dinë këtë mirë, dhe është vërtetë trishtuese, për të gjithë ne, se ata po e harrojnë këtë. Në rreth dy dekada, historianët do të shkruajnë se nuk kanë qenë dy luftëra botërore, por vetëm një me dy episode, dhe e gjitha nisi në Sarajevë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit