14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kurti: Si qeveritarët nuk sillen as fëmijët

Më të lexuarat

Bashkimi kombëtar i shqiptarëve është i nevojshëm, i domosdoshëm dhe i pashmangshëm. I nevojshëm sepse është çështje interesi, i domosdoshëm sepse është çështje vullneti dhe i pashmangshëm sepse edhe nëse ne heqim dorë nga bashkimi kombëtar, ne kemi fqinjë që nuk do të ndalen me aspiratat e tyre hegjemoniste deri në bashkimin e shqiptarëve, ka thënë Albin Kurtit në Mbledhjen V-të ë Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje!
“Regjimi në Kosovë po egërsohet. Të palarat e tyre po duken, sepse po dalin, sheshit. Kurrë më parë nuk kemi pasur gënjeshtra të pabesueshme sikurse kohëve të fundit. Prej të ashtuquajturës vetëvrasje të Dino Asanajt e deri te mbrojtja e prodhimit vendor grek (sic.). Është bërë shumë e vështirë ta demaskosh regjimin në Kosovë. Jo pse ka maskë të trashë, por pse i ka rënë ajo. Fytyra e këtij regjimi është ajo që e ka thënë gjithmonë Lëvizja jonë: një pushtet i uzurpuar që uzurpon, një politikë e pazareve ditore që e shet vendin edhe natën”, shton Kurti.

Sipas tij, qeveritarë nuk janë në pushtet pse mendojnë apo pse bëjnë, por pse s’mendojnë dhe pse dëgjojnë çfarë duhet të bëjnë.

“Kështu nuk sillen as fëmijët”, deklaron Kurti. “Nuk është populli i Kosovës fëmijë, por këta politikanë që më shumë me gojë hapur sesa me veshë hapur e dëgjojnë ambasadorin amerikan, Dell, dhe ndërmjetësin e bisedimeve me Serbinë, Cooper.”

Të shitet Distribucioni i KEK-ut për 26,3 milionë euro dhe të bllokohet Shqipëria, të takohesh me Tadicin me aq lehtësi dhe të thuash që takohem edhe me Nikolicin, për Kurtin është krim ndaj këtij vendi e ndaj këtij populli.

“Këto janë struktura kriminale që i ka formuar krimi strukturor i pazareve me Serbinë dhe i privatizimeve të egra. Janë me dhjetëra qeveritarë dhe miq të tyre biznesmenë që vetë i kanë paratë për ta blerë Distribucionin e KEK-ut nëse ai na u dashka shitur për 26 milionë euro! Kryeministri i Kosovës me vëllezërit e tij (vëllezërit biologjikë e kam fjalën) ka mundur ta blejë Distribucionin e Kosovës për 26 milionë euro! Pse këta nuk e blenë vetë se edhe ashtu më shumë janë biznesmenë sesa politikanë?! Apo, ndoshta këta më shumë besojnë te konzorciumi Çalik-Limak sesa te vetja e tyre?!”, thekson Kurti, duke shtuar se Qeveria aktuale po ia kushtëzon vetes rënien shpejtë.

“Kjo Qeveri nuk dëshiron dhe as që mund të bie ngadalë. Të gjitha maskat i ka rënë kësaj Qeverie. Ne duhet të bëjmë që të bie edhe perdja e kësaj shfaqje makabër”. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit