Kurti: S’do të ndalemi

0
52

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se e kupton plotësisht veprimin e deputetit të partisë së tij, Rexhep Selimi, i cili të enjten e sulmoi fizikisht ish-drejtorin e Shërbimit Informativ të Kosovës, tani deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashin.
Agjentët e SHIK-ut, siç i quan Kurti disa nga deputetët e PDK-së, thotë se e kanë tepruar me fyerje, ofendime, shpifje e provokime.

Albin Kurti në një intervistë dhënë për gazetën “Zëri” i hedh poshtë akuzat e deputetit Bekim Haxhiu, i njohur ndryshe si Kamishi, se kinse sulmi ndaj tij është bërë në shenjë hakmarrjeje për “publikimin e takimeve sekrete dhe lidhjeve që Kurti i kishte pasur me serbët”.

“Kritikës sonë parimore ndaj takimeve sekrete të kryeministrit Thaçi me ish- presidentin Tadic ata i janë përgjigjur me shpifje personale për mua”, ka thënë Kurti, duke shtuar se, “natyrisht se unë nuk jam marrë me ta, sepse unë nuk pranoj prokurorë e gjyqtarë të SHIK-ut”.

“Unë nuk e kam pranuar as gjyqin e Serbisë, as të UNMIK-ut, as të EULEX-it, e nuk mund t’i pranoj as këta prokurorë prej agjentësh”, ka thënë Kurti.

Megjithatë, ai ka një porosi për deputetët e PDK-së dhe për qeveritarët: Vetëvendosje do të vazhdojë rrugën e saj, siç i quan ai, me kritikat parimore dhe me protesta e demonstrata, deri në krijimin e një shteti demokratik, ligjor e funksional.kohaislame