10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Kurti në Francë flet për zhvillimet politike në Kosovë

Më të lexuarat

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Francë, ku dje ka zhvilluar disa takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës.

Në këto takime, sipas Kurtit, ku është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve tona, zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën rajonale në Ballkan.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se në kuadër të vizitës dyditore në Paris, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës në Quai D’Orsay, ka takuar drejtorin për Evropën Kontinentale, Frederic Mondoloni, shefin e departamentit për Ballkanin Perëndimor, Thomas Bertin, dhe drejtorin e kabinetit të ministrit të çështjeve evropiane, Vincent Guerend.

“Pas urimeve të tyre për suksesin tonë në zgjedhje dhe falenderimeve të mia për mbështetjen e Francës për Kosovën, diskutuam për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve tona, zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën rajonale në Ballkan”, ka shkruar Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.229545544212004/724735911359629/?type=3

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit