Kureshtja për urën në autostradën “Arbën Xhaferi”, policia shqipton 19 tiketa

0
101

19 tiketa janë shqiptuar nga ana e Policisë së Kosovës për ata persona të cilët janë ndaluar me vetura mbi urë në Autostradën “Arbën Xhaferi”.

Kjo autostradë u inaugurua më 29 maj ndërsa policia kishte nisur një plan operativ për ndalimin e veturave dhe këmbësorëve mbi urë.

“Me datën 29.05.2019 është bërë inaugurimi i Autostradës “Arbën Xhaferi” nga Doganaj deri te Hani i Elezit. Gjatë patrullimit ne këtë segment të Autostradës, e ne veçanti mbi Urë janë vërejtur ndalime te veturave dhe te qytetarëve për kureshtje të shikimit te urës, e që ka paraqitur rrezik për sigurinë e tyre dhe pronën”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Tutje policia ka thënë se plani operativ është ende në fuqi.

“Gjatë kësaj periudhe kohore nga 06.06.2019 deri me datën 19.06.2019, janë shqiptuar ne këtë zone 19 tiketa të trafikut”, ka thënë policia.

Eshtë e ndaluar me rregullat e trafikut që një veturë të ndalet në autostradë apo urë nëse nuk ka ndonjë defekt në veturë.

Për këto ndalesa dënimi sipas rregullores është 60 euro./kallxo.com