Kur Zoti e krijoi gruan, e bëri atë shumë të veçantë

0
148
Arab, arabic, saudi.

Ia bëri supet e saj aq te fuqishme, qe te mbajë peshën e jetes dhe jo vetem peshen e flokeve. I dha asaj fuqi të brendshme, që të durojë lindjen e fëmijës dhe pakenaqesite që vijne nga femija e saj. I dha Zoti fuqi që të vazhdojë më tutje, kur të tjerët dorëzohen, dhe te kujdeset për familjen e saj përgjatë semundjeve dhe lodhjeve pa u ankuar. I dha Zoti asaj ndjeshmëri që t’i dojë fëmijet e saj, në te gjithë rrethanat, madje edhe kur fëmija i saj e lëndon ate shumë rëndë. I dha Zoti durim qe ta durojë burrin e saj për gabimet që bën ai dhe e krijoi atë prej brinjes së burrit, që ta vendose koken ne kraharorin e tij. I dha Zoti mencuri të kuptojë se lendimi per te ndonjëherë eshte provë qe vendos ne pah fuqinë dhe vendosmërinë e saj, e të qëndrojë e palekundur ne rrugen e saj. I dhuroi Zoti lotet qe te laje merzitjen dhe deshperimin e saj dhe me to te zbuse zemrat e cdo arrogance. Këta lotë si ujevare, ajo mundet t’i përdorë kurdo qoftë dhe sa here ka nevojë per to, sepse zemra e saj eshte e paster.

 

E sheh, bukuria e gruas nuk është vetem veshja që ajo vesh, apo bukuria e fytyrës së saj, ose mënyra se si ajo i kreh flokët.
Bukuria e gruas duhet te shikohet tek sytë e saj, sepse aty pasqyrojne shpirtin e saj fisnik. Gruaja e turpshme dhe me moral eshte e gjitha dashuri. Edukata e saj eshte sekreti i bashkejeteses. Komunikimi me te eshte arti me i bukur i jetes.
Bëhu shumë i kujdesshëm, që mos ta detyrosh një grua të qajë…
Sepse Allahu i Madhëruar i numeron lotët e saj…
Gruaja është krijuar prej brinjes së mashkullit!
Jo prej këmbëve me të cilat ecim, dhe me to ta shkelim dhe perbuzim.
Jo prej kokës, ashtu që të jetë dominante dhe arrogante ndaj burrit te saj.
Por nga kraharori i mashkullit, për të qenë e plotesim i frymëmarrjes se tij…
Prane dorës se fortë për të qenë e mbrojtur…
Nga ana e zemrës, për të qenë e dashuruar…

Xhemis Stafa