15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kur Ukshin Hoti i thoshte Ismail Kadaresë – Nuk e ndrrojmë fenë!

Më të lexuarat

Ukshin Hoti, profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atëdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare ne Kosovë gjatë viteve 80-ta dhe 90-ta, ishte një ndër intelektualët më të arsimuar në Kosovë, ai kishte qenë edhe ligjerues ne disa universitete në Sh.B.A ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar.

Ukshin Hoti ishte arrestuar disa herë aktivitetin e tij atdhetar në Kosovë nga regjimi serb por së fundi herë arrestohet në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të aktiviteve armiqësore kundra Jugollavisë dhe për pjesëmarrjën e tij në levizjet për Republikën e Kosovës dhe më pas denohet 5 vjet burg.

Më 16 Maj te vitit 1999 pas lirimit të tij nga burgu dhe pas daljes se tij nga qelia e burgut zhduket nga polica serbe pa lenë gjurmë dhe nga ajo datë nuk dihet asgjë për të dhe njerëzit qe e kanë parë të gjallë kanë qenë vetëm shokët e burgut dhe të burgosurit e tjerë të cilët treguan se Ukshini ishte liruar nga burgu ditën e diel një ditë jo e zakonshme per lirimin e te burgosurve.

E Hoti ju kishte përgjigjur edhe shkrimtarit Ismail Kadare i cili bënte thirrje në siç thotë ai “kthimin e shqiptarëve në rrënjët e krishtërizmit si mjet për tu afruar me perëndimorët.

Ja përgjigja e Ukshin Hotit drejtuar shkrimtarit Ismail Kadare i cili pas rëniës së regjimit komunist në Shqipëri shpërngulët nga Shqipëria dhe vendosët në Francë.

“Si shqiptar dhe iliro-shqiptar, u linda këtu ndër të parët dhe nuk erdha nga askund. Askujt, madje as Evro-Amerikës, nuk do të provoj t’i vardisem me ndërrimin e fesë dhe as të emrit…”
Ukshin Hoti
(marrë nga Libri “Ukshin Hoti & Ismail Kadare – Bisedë përmes hekurash)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit