9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Kur tifozi ta thyen këmbën: Kështu i ndodhi futbollistit hero të Liverpool-it

Më të lexuarat

Portieri i Liverpool-it, Adrian, heroi i Superkupës së Europës të fituar kundër Chelsea-t, ka pësuar një dëmtim të pabesueshëm. Portieri spanjoll, i cili ka marrë vendin e të dëmtuarit Alisson në formacionin titullar të “Të Kuqve”, është në dyshim për ndeshjen e ardhshme te Premier League kundër Southmapton. Gjithçka për faj të një… tifozi!

Menjëherë pasi ka pritur penalltinë e Abraham, atë që i dhuroi skuadrës së Klopp trofeun, Adrian ka shpërthyer nga gëzimi dhe ka shkuar të festojë bashkë me shokët e skuadrës dhe trajnerin. Problemi ka qenë se në fushë është futur edhe një tifoz, i cili, pasi ka arritur të shmangë forcat e sigurisë, ka shkuar drejt lojtarëve të Liverpool.

I riu, nuk dihet nëse e ka bërë me dashje ose jo, ka shkuar duke rrëshqitur drejt grupit dhe ka goditur pikërisht portierin, i cili është çuar pak më mbrapa.

Megjithatë, kjo ndërhyrje i ka shkaktuar një dëmtim Adrian-it, i cili, siç ka konfirmuar edhe vetë Klopp, është në dyshim për ndeshjen kundër Southampton: “Kavilja e tij është e fryrë për momentin. Është e pabesueshme”, ka thënë trajneri gjerman.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit