7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

KUR TË HUAJT ADMINISTROJNË FENË TONË!

Më të lexuarat

Kohëve të fundit interesimi për njohjen e mirëfilltë të Islamit, ka bërë që në shumë shtete të njohura të flitet rreth esencës së kësaj feje. Fe, kjo që drejton dhe sistemon jetën e çdo njeriu.
Në shumë vende të botës, organizohen seminare, konferenca, ligjërata nga më të ndryshmet. Po ashtu shohim edhe negativitetin, që armiqtë e Islamit janë duke punuar pa ndërprerë, që Islamit t’i japin një pamje të shëmtuar, deri në atë shkallë, sa që kur të flitet rreth saj, të bën të irritohesh, dhe atë me shpifjet dhe intrigat e tyre, qofshin ato përmes medieve të tyre të hovshme siç janë: BBC apo CNN, apo edhe përmes televizioneve tona shqiptare.
Kur hapim internetin apo programet televizive, do të shohim se aty nuk flitet tjetër vetëm se, keqinterpretime të shumta ndaj Islamit, poshtërime ndaj Pejgamberit të fundit – Muhammedit alejhi selam, nënçmimi i veshjes islame, mbulesës, si dhe mohimi i prestigjit që dikur muslimanët zotëronin. Kjo sëmundje, edhe pse e kamotshme e me një ndikim të gjerë në Evropë dhe në Lindje të Mesme, lirisht mund të themi se ajo ka kapluar edhe shume vende të Azisë Juglindore, si Indonezinë, Tajlandën (fjala është për provincën e banuar me muslimanë, e quajtur Fatani), Kamboxhian, një pjesë të Malajzisë Jugore, Singaporin si dhe Filipinet.

Dihet fare mirë se Bota Islame vuan nga shumë probleme, siç janë:
1. Keqinterpretimi i Fesë Islame nga të krishterët.
2. Mosnjohja e Islamit nga vetë muslimanët dhe mosinteresimi i tyre për një njohje të mirëfilltë.
3. Mosinteresimi i muslimanëve për të punuar dhe për t’i aplikuar mësimet islame në jetën e tyre.

1. Keqinterpretimi i Fesë Islame nga të krishterët
Kur të flasim rreth kësaj pike, dëshiroj që të jem i qartë se keqinterpretimi i Fesë Islame që moti ka zënë vend në kishat dhe mësonjëtoret e të krishterëve, si dhe nëpër shkollat e tyre, dhe atë nga inati dhe mllefi që kanë ndaj këtij dini (fesë). Ata janë të informuar bukur mirë nga të parët e tyre se Feja Islame është vazhdim i asaj që kishin thirrur edhe Pejgamberët e mëparshëm, mirëpo që një gjë e tillë nuk pranohet haptazi dhe me këtë, ata vazhdojnë t’i humbasin njerëzit në rrugë të shtrembër. Shumë jobesimtarë kanë kaluar në Islam vetëm duke dëgjuar Kur’anin dhe mësimet e tij. E ky gjest i ka bërë të krishterët dhe pasuesit e feve tjera qe të mbjellin urrejtje ndaj Islamit, prandaj sot numri i webfaqeve rreth feve është duke u rritur hovshëm.
Është folur shumë, si në radio ashtu edhe në televizione e konferenca të ndryshme, qe besa edhe në Shtëpinë e Bardhë është diskutuar mbi ndryshimin e planprogrameve islame. Bëhet pyetja se: Përse e gjithë kjo?
Kjo ishte si rezultat i 11 shtatorit të vitit 2001, se kinse mësimi i “Xhihadit” nëpër shkollat islame, do ta rrezikojë të ardhmen e njerëzimit.

Sa çudi!
E tërë ajo që ka ndodhur në Oklahama e në kullat binjake, nuk ishte fare atentat i organizuar nga muslimanët, mirëpo siç thonë të vjetrit tanë shqiptarë: “E gjuan gurin dhe fsheh dorën”.
Andaj muslimanët po përdoren si mjet për mbulimin e gabimeve dhe akteve terroriste krishtere…, mirëpo deri më tani kurrë nuk kemi dëgjuar që të flitet për planprogramet krishtere, e veçmas mbi atë që kanë shkruar rreth Islamit.
Për ta argumentuar këtë, po ceku këtu edhe disa fjale rreth bisedës sime me një të krishterë, apo thënë më mirë, me një misionar , i cili ndër të tjera shtoi: “Ne në shkollat e misionarizmit kemi mësuar se Kur’ani ka shumë ajete kontradiktore, është libër i Muhamedit, nuk zgjidh problemet e jetës sonë, diskriminon femrën…”. Pra, pasuesit e feve tjera, Islamin e mësojnë në këtë mënyrë, e përse ne si muslimanë kurrë nuk kemi mbajtur një seminar, apo te marrim ndonjë hap për ndryshimin e këtyre planprogrameve të brishta?!
Ne, lëre që nuk posedojmë mundësi t’i ndryshojmë planprogramet e tyre të shtrembëruara ndaj fesë sonë të pastër, por nuk po jemi në gjendje që edhe të flasim mbi këtë çështje. Ka të ngjarë, kur muslimanët edhe turpërohen për bartjen e emrave muslimanë, pra, nuk vjen në shprehje shërimi i këtyre sëmundjeve shekullore, por as edhe biseda rreth tyre.
Nëse bëjmë një dallim në mes asaj që mësohet në shkollat islame dhe në ato joislame, do të shohim se në shkollat joislame vërtet janë duke mbjellë urrejtje të paparë tek të rinjtë. Këtë e bëjnë kur fëmijët e tyre nuk kanë arritur moshën 8 vjeç?

Përse kjo strategji?
A duan që këto urrejtje t’i mbjellin në shërbim të njerëzimit, apo në shkatërrimin e tij? Kur të flasim për këtë tematikë, vërejmë se shumica e atyre liderëve, apo drejtuesve te botës, nuk posedojnë fare njohuri rreth feve, mirëpo ata në mendjet e tyre kanë disa mësime të shtrembëruara rreth Islamit, dhe me këtë synojnë kinse lidhjen e marrëdhënieve të mira me vendet islame. Është çudi kur çdo krim, apo atentat, sa që edhe ndonjë rrëzim aeroplani, do t’i mveshet se ka qenë plan i përgatitur nga muslimanët. Vërtet se muslimanët (disa prej tyre) pasi që të dëgjojnë ndonjë gjë jo të lakmueshme, nuk ndalen në zbardhjen e fatit, por edhe ata i bashkohen botës krishtere duke akuzuar vëllezërit e tyre, megjithëse jobesimtarët po që se u akuzuan nga ndonjë musliman, apo shoqatë islame, menjëherë do të futen nëpër burgje, dhe atë vetëm se ka nënçmuar një jobesimtar.
A thua sa është përqindja e atyre familjeve që në shtëpitë e tyre janë të lirë të flasin për Islamin dhe problemet e shumta të Botës Islame? Dikur fajësoheshin jobesimtarët, pa marrë parasysh a qenë ata anglez, gjerman, apo sllav, sot ne vendin tonë të gjithë ata që po e sulmojnë Islamin nuk vijnë nga vende të ndryshme, ata janë vëllezërit tanë, motrat tona. Nga kjo mund të nxjerrim se ka ardhur koha që edhe në shtëpitë tona të ruhemi se çfarë po flasim, pra, kjo kohë i përngjanë periudhës mekase, periudha në të cilën Pejgamberi alejhi selam përpiqej që vetëm besimi në Allahun të depërtojë në zemrat e tyre.
Dashtë Zoti e na bënë prej besimtarëve të drejtë!

 

Fehim Xhafer Dragusha 
e hënë , 30 korrik 2007

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit