20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kur Sulltan Abdulhamidi pajtonte dy kushërinjtë shqiptarë Ismail Qemalin dhe Ferid Pashë Vlorën?

Më të lexuarat

Ferid Pashë Vlora dhe Ismail Qemali rrjedhnin nga familja e madhe e “Vlorajve” dhe një pjesë e madhe e burrave të kësaj familje shqiptare kishin shërbyer nëpër poste të rëndësishme të Perandorisë Osmane. Në fundin e Perandorisë poste të larta morrën edhe Ferid Pashë Vlora dhe Ismail Qemali – qoftë si kryevezirë (i pari), qoftë edhe si vezirë në shumë rajone të perandorisë.

Pavarësisht se ishin nga e njëjta familje, Feridi dhe Ismaili kishin kundërshti, ku në disa raste i ka pajtuar Sulltan Abdulhamidi 2. Në vijim Foldrejt.com ju sjell një histori nga fundi i shekullit të XIX, kur të dy kushërinjtë ishin në Stamboll.

“Sulltani deshi t’i jepej rrogë kompensimi për shkarkim nga detyra Ismail Qemal Beut, i cili nuk kishte pranuar postin e ambasadorit të Teheranit që i qe propozuar. Kur çështja arriti në Këshillin e Shtetit, Ferid Beu, i cili në atë kohë nuk kishte marrëdhënie të mira me kushëririn, e kundërshtoi lidhjen e një rroge të tillë me arsyetimin se binte ndesh me procedurën, kurse njeriu i fuqishëm i sekretariatit të pallatit, Izzet Beu, këmbënguli për lidhjen e rrogës. Kur debati mori një formë të pakëndshme, sulltan Abdulhamdi 2 i thirri të dy pranë tij dhe i pajtoi.

Si përfundim Ismail Qemal Beu mori jo vetëm rrogat e dy viteve që i qenë grumbulluar, por iu lidh edhe rrogë kompensimi.”

Vërejtje: Ky artikull ka përdorë paragrafe nga libri Ferid Pashë Vlora me autor Abdulhamit Kirmizi, botuar së fundi nga Shtëpia Botuese – Logos A.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit