9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kur shpëtimi kthehet në trafik

Më të lexuarat

Një shoqatë bamirëse gjermane është akuzuar se po shkon shumë larg në përpjekjen e saj për të ndihmuar emigrantët, shkruante Carlo Bonini në La Repubblica. Mijëra emigrantë të dëshpëruar nga Afrika dhe Lindja e Mesme mbyten në Mesdhe çdo vit, pasi ua besojnë jetën kontrabandistëve të Afrikës së Veriut, që i ngjeshin ato në anije të papërshtatshme dhe i nisin drejt ishujve italianë. Marina italiane ka shpëtuar shumë nga këta njerëz dhe është një gjë e mrekullueshme kur OJF-të dërgojnë anijet e tyre për të ndihmuar. Por Jugend Rettet, një grup gjerman, thuhet se shkoi një hap më tej. Prokurorët italianë thonë se OJF-ja nuk i ka nxjerrë emigrantët nga deti.

Ajo ka “bërë një marrëveshje me trafikantët e qenieve njerëzore” për të ngarkuar emigrantët në anijen e vet, Iuventa, në bregun libian dhe për t’i transportuar më pas në ishujt italian të Lampedusës. Jugend Rettet kishte refuzuar me këmbëngulje të firmoste një kod sjelljeje për anijet e shpëtimit, që kërkon bashkëpunim me autoritetet italiane, duke thënë se “parimi i neutralitetit” nuk e linte “të merrte pjesë në konflikt”. Megjithatë, ajo akuzohet se ka bashkëpunuar me banda kriminale të kontrabandës, njerëz që “hedhin migrantët jashtë anijeve si ushqim për peshqit sa herë që kanë nevojë të shpëtojnë për vete nga ndjekja”. Këto përpjekje nuk janë parimore. Duke u shfaqur si lehtësues për migracionin e paligjshëm, ato janë “një dhuratë për instinktet më të këqija ksenofobe të populistëve evropianë”. / Bota.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit