10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kur piloti nuk sheh pistën, ja si ulet avioni

Më të lexuarat

Kur mjegulla dhe stuhitë rrethojnë një aeroport, pilotët janë në gjendje të gjejnë rrugën e tyre për të ulur në pistë avionin.

Dhe kjo arrihet fal një sistemi që quhet Instrument Landing System, ose ILS.

Transmetuesit e bazuar në tokë projektojnë një rreze radioje drejt mesit të pistës, dhe një tjetër deri në pragun e pistës gjatë kohës që koha është e keqe dhe mjegulla ka mbuluar pistën.

Po ashtu një ekran në panelin e avionit orienton pilotët nëse pozicioni i duhur është në të djathë apo në të majtë dhe mbi ose poshtë rreshtit të prejardhjes, të quajtur rrëshqitës.

Për të përfunduar një ulje të sigurt, pilotët duhet të jenë në gjendje të shohin pistën në një lartësi të caktuar mbi tokë.

Është gjithashtu e specifikuar një shikueshmëri minimale horizontale, e quajtur Run Range Visual Range, ose RVR. RVR mat në terren dhe u jep informacion pilotëve përpara se të fillojnë uljen, ndaj ulja është e sigurt edhe kur moti është i keq dhe mjegulla ka mbuluar aeropotin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit