9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kur nga babi zezak lind fëmija i bardhë!

Më të lexuarat

Në numrin e kaluar të revistës “Xheridetul el-ilm” lexova lajmin ku thotë: “Një burrë zezak e ka varur bashkëshorten e vet se kjo ka lindur foshnje të bardhë. Janë pyetur mjekët ekspert të gjinekologjisë rreth kësaj qështje, dhe janë përgjigjur: Lindja e foshnjës së bardhë nga babai zezak ka mundësi, veçanërisht nëse stërgjyshërit e burit (paraardhësit) kanë qenë të bardhë, por këto raste janë të ralla që mund të ndodhin. Kur e lexova këtë rast thashë: “All-llahu ekber, All-llahu dhe i Dërguari i Tij të vërtetën e kanë thënë.

 

 

Atë që kanë përmendur mjekët ekspert gjinekologë, vetëm se ka lajmëruar pejgamberi jonë Muhammedi, sallall-llahu aljehi ve selem, para 14 shekujve, ku nuk ka ditë të shkruaj e as të lexoj. Transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi në Sahihet e tyre se një njeri nga Beni Fezare erdhi te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, dhe tha: “O i Dërguar i All-llahut, bashkë- shortja ime lindi foshnje të zezë, dhe me këto fjalë nënkuptohej mohimi i atësisë. Tha Pejgamberi, sal-lall-llahu aljehi ve selem: “A posedon deve? Tha: “Po”. Tha Muhammedi, sallall-llahu aljehi ve selem: “Çfarë ngjyre kanë ato?” Tha: “Të kuqe.” Tha Pejgamberi, sal-lallllahu aljehi ve selem: “A ke ngjyrë dheu (kafeje)”. “Po, ka kësi soj ngjyre. E si mund të ndodhë kjo? Tha: “Ky përngjasim mund të jetë nga origjina (paraardhësit)”. Pastaj tha: “Edhe kjo ka mundësi të jetë përgjasim nga origjina (paraardhësit), dhe nuk i lejoi të mohon atësinë. Pra thënia e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve selem: “Ky përgjasim mund të jetë nga origjina (paraardhësit), është mu kjo që kanë thënë mjekët ekspert gjinekologë për lajmin se “lindja e foshnjes së bardhë nga babai zezak ka mundësi veçanërisht nëse stërgjyshit (paraardhësit) kanë qenë të bardhë. Pra ky është kuptimi i hadithit të pejgamberit, sal-lall-llahu aljehi ve selem, ku thotë: “ky përgjasim mund të jetë nga origjina (paraardhësit).

 

 

Si ka mundësi të din këtë çështje Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, nëse nuk lajmë- rohej nga më i dituri dhe i urti All-llahu, subhanehu ve teala, ku thotë: “Pasha yllin kur bie! Shoku juaj nuk ka humbur, e as që ka devijuar Dhe ai nuk flet nga dëshira Ajo nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet.” (EnNexhm, 1-4), dhe thotë poashtu: “Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” (Fussilet, 53)

 

 

Me këtë hadith të Pejgamberit, sal-lall-llahu aljehi ve selem, pjesa dërmuese e dijetarëve islam janë të mendimit se nuk i lejohet babait të mohon fëmiun e vet vetëm se ai ka ngjyrë të ndryshme nga ai vetë dhe nuk i lejohet që ai të mbysë bashkëshorten e vet për këtë shkak. Le të meditojnë rreth kësaj të privuarit nga mësimet e fesë së pastër islame…

 

Muhammed Nasirud-din Albani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit