6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Kur në vitin 1981 erdhi në Francë trupi i Faraonit (histori madhështore)

Më të lexuarat

Në vitin 1981, kur Presidenti Francez François Mitterrand morri në dorë frenat e pushtetit, ai kërkoi zyrtarisht nga Egjipti transferimin e Mumies së Faraonit (Ramsis 2), me qëllim bërjen e analizave dhe studimeve gjeologjike. Kur kufoma e ateistit më të madh që ka njohur bota u transferua në Francë, presidenti Francez bashkë me përfaqësuesit e lartë zyrtarë Francez e pritën avionin që transportonte atë me një ceremoni zyrtare dhe me trupin gjysmë të përkulur. Më pas trupi mumifikuar u transportua në një repart të veçantë laboratori gjeologjik nga ku më pas gjeologët më të mirë francezë do të zhvillonin analizat si dhe mjekët kirurg do bënin kurimin e kufomës së tij. Ai që kryesonte grupin e studiuesve ishte profesori dhe gjeologu i mirënjohur Francez Maurice Bucaille. Ndërkohë që gjeologët po e mumifikonin kufomën, Mauric po përpiqej të zbulonte shkakun e vdekjes së këtij Faraoni, pasi kjo ishte edhe detyra që i ishte lënë në ngarkim.

Në orët e vona të natës dolën edhe rezultatet e para të analizave të cilat thoshin se copëza kripe qëndronin pezull në trupin e mumies, çka vërtetonte se ai kishte vdekur i mbytur në det. Mirëpo diçka vazhdonte ta turbullonte profesorin, si ka mundësi që kjo kufomë të jetonte më gjatë se të tjerat duke marrë parasysh faktin që ishte nxjerrë nga deti. Ndërkohë që profesori Maurice po përgatiste raportin përfundimtar për të cilin mendonte se kishte meritën që ishte i pari që e kishte bërë këtë zbulim ‘’befasues’’, dikush nga kolegët i pëshpëriti në vesh duke i thënë: ‘’Mos u nxito, pasi myslimanët ta kanë kaluar në këtë pjesë’’. ‘’Jo s’ka mundësi absolutisht’’ –ia bëfti i irrituar profesori, madje u çudit- ‘’Ky zbulim nuk mund të bëhet vetëm se nga aparaturat e fundit teknologjike dhe nga laboratorë më të sofistikuar modern’’ –konkludoi ai. Kolegu që i psherëtiu në vesh vazhdoi ti thoshte: ‘’Këtë gjë e gjen të shkruar në Kuran, libri tek i cili besojnë myslimanët, pasi në të thuhet se kufoma e këtij Faraoni do nxirret nga deti pasi të jetë mbytur’’. Këtu po që u çorodit edhe më profesor Maurice. ‘’Si ka mundësi të jetë e shkruar kjo gjë?’’ –pyeti ai i dorëzuar përballë faktit tashmë- ‘’pasi kjo mumie është zbuluar në vitin 1898 ndërsa Kurani tyre gjendet prej 1400 vitesh?!

Kështu atë natë profesor Maurice e gdhiu natën duke vrarë mendjen për çka kishte dëgjuar, pasi bibla e tyre fliste për faktin që Faraoni u mbyt, por pa e vazhduar itinerarin e kufomës sipas së cilës thuhet se do përfundojë në duart e njerëzimit, siç bënte Kurani. ‘’Nga e dinte Muhamedi tyre faktin që kjo kufomë do biente në duart e mia?’’ –pyeste veten profesori. Atë natë profesor Maurice nuk vuri gjumë në sy, sepse s’kishte sesi. Kështu pasi e kuruan kufomën e Faraonit dhe pasi e mumifikuan atë, Franca ia ktheu Egjiptit mumien e faraonit. Mirëpo profesor Maurice nuk gjente karar nga e gjitha kjo histori, aq më tepër pasi lexoi ajetin Kuranor: {Kështu ne sot të shpëtojmë ty me trupin tënd (O Faraon) që të jesh argument për njerëzit që vijnë pas teje} (Surja Junus : 92)

Tanimë ishte e vendosur, profesor Maurice do bënte medoemos një udhëtim në vendet e Lindjes së Mesme për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje. Kur mbërriti atje çdo person që takonte dhe i fliste për mumien që ai kishte studiuar dhe bërë ‘’zbulimin’’ brilant, shikonte se bashkëbiseduesi i hapte atij faqen e Kuranit dhe i tregonte se kjo gjë gjendet në kuran. Pas gjithë kësaj profesori u kthye në Francë, por me një fytyrë të re tashmë, sepse ai kishte vendosur të studionte islamin. Profesori vazhdoi studimet rreth Kuranit për 10 vjet, në të cilat tentonte të ballafaqonte faktet shkencore për të cilat flet Kurani me zbulimet e reja shkencore. Mirëpo edhe pse të gjata vitet e studimeve, sërish ato vërtetuan se Kurani në çdo rast përputhej me shkencën, ose më mirë, shkenca kishte zbuluar në një farë mënyre autencitetin e Kuranit.

Pas gjithë kësaj Profesori shkroi libra të shumtë mbi mrekullitë shkencore të Kuranit, kuptohet pasi që e përqafoi edhe vetë fenë Islame.
A nuk vërteton kjo histori, ashtu si gjithë simotrat e saj, se Ai xh.sh që krijoi Universin është po i njëjti që zbriti Kuranin?!

(Shqipëroi nga arabishtja; Enklid PELARI)

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit