6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kur Lladrovci i kërkonte llogari Thaçit pse ndodhej në “listën e zezë” të SHBA-ve

Më të lexuarat

Ramiz Lladrovci vazhdon të jetë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) bashkë me 24 persona të tjerë nga Kosova, tregon një listë e përditësuar sot dhe e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kryetari i Komunës së Drenasit shkroi sot se “miqësia me Amerikën është e përjetshme” si reagim ndaj faktit se vazhdon të jetë i pranishëm në listën e zezë të SHBA-ve. Mirëpo, Ramiz Lladrovci shprehej i brengosur për këtë fakt në vitin 2003.

Në disa letra që Lladrovci ia kishte dërguar Hashim Thaçit para 14 vitesh, të cilat i kishte siguruar Insajderi, ai i kërkonte ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës të dinte arsyen pse ndodhej në listën e zezë.

Ai i kishte kërkuar sqarime Thaçit se si dhe pse për të dytën herë ndodhej në listën e zezë të presidentit amerikan, George Bush.

“… kur dy herë, pa të drejtë, krejt pa të drejtë, u gjenda në listën e Bushit, sidomos herën e dytë, nuk më është afruar dora e ndihmës prej teje”, i ankohej Lladrovci, Thaçit, raporton Insajderi.

“Unë, për vete, jam i gatshëm, kurdoherë. Do të ishte mirë që edhe ju të gjeni kohën e duhur. Ramiz Lladrovci, 19 gusht 2003”, shkruan në letër.

Por, Thaçi nuk i ishte përgjigjur.

Për këtë arsye, Lladrovci ia kishte dërguar edhe dy letra tjera me anë të të cilave kërkonte takim. Në letrën e tretë ai thoshte se i kishte dërguar porosi për takim nëpërmjet Jakup Krasniqit. As kësaj here Thaçi nuk e kishte takuar Lladrovcin.

Në mesin e 25 personave, pëveç Ramiz Lladrovcit, ndodhen edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj e deputetët Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit