11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kur Grabovci me shokë e kërcënonin dhe e shanin me nënë Jakup Krasniqin [video]

Më të lexuarat

Kërcënimet dhe sharjet me nënë që ia kishin bërë Adem Grabovci dhe anëtarë të tjerë të PDK-së Jakup Krasniqit, nuk ndaluan dy ish-bashkëpartiakët Grabovci e Krasniqi që të takohen sot në Durrës.
Kur Grabovci me shokë e kërcënonin dhe e shanin me nënë Jakup Krasniqin

Në aferën e përgjimeve “Dosja e Shefave”, Adem Grabovci fliste gjithnjë kundër Jakup Krasniqit. Grabovci përveç se e ofendonte Krasniqin përmes telefonatave me anëtarë të tjerë të PDK-së dhe me njerëz të afërm të tij, edhe tregon se e kishte kërcënuar atë.

Madje Adem Grabovci, i cili u takua sot në Durrës me kryetarin e Këshillit Kombëtar të NISMA-s Jakup Krasniqi, në skandalin e përgjimeve “Dosja e Shefave” në bisedë me kryetarin e Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku, e kishin sharë me nënë Jakup Krasniqin.

Në serinë e 14-të të “Dosjes së Shefave”, Sami Lushtaku teksa bisedon në telefon me Grabovcin, e shan me nënë Jakup Krasniqin.

Pjesë nga seria e përgjimeve të 14-të të “Dosjes së Shefave”:

Grabovci: Kryetari u çu e dul, jo tha bon

Lushtaku: Cili? Cili? E… ja qifsha nanën.

Grabovci: Jakupi.

Lushtaku: O ja qifsha nanën e nanës, po qeni që po bahet, po pse s’po ja qini nanën me rrxu a çka u bo.

Grabovci: Jo vallain veç për mos me na u bo skandal, se po vallain…

Lushtaku: O vallain, pa t’ja qi nanën.

Grabovci: Osht ka e lyp, hiç hiç lerg s’e ka.

Lushtaku: Pasha zotin, pa t’ja kallxu venin, nuk e kisha lanë bash me pas kanë ai i biri i Adem Jasharit, hëë…
E në një rast tjetër, Adem Grabovci kishte përdorur “autoritetin frikësues” të një të paraburgosuri për ta kërcënuar Jakup Krasniqin, që të mos dilte kundër projekteve të PDK-së, në kohën sa Krasniqi shërbente si kryetar i parlamentit.

Grabovci, i ishte afruar Jakup Krasniqit tek foltorja e Kuvendit dhe i kishte thënë “e thirri, ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”.

“Ftyra” është nofka e Naser Shalës. Në kohën kur Grabovci kishte biseduar me telefon, Shala ishte në paraburgim i akuzuar për krime lufte në rastin Kleçka. Shala, akuzohej pos tjerash se kishte prerë me kosë të burgosur serbë të luftës.

Sipas Grabovcit, pas këtij kërcënimi, Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit ishte dorëzuar.
“Jakupit, veç shkova i thash n’vesh, thash qy thash e thirri, e thirri ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”, tregon Grabovci. “Edhe u dorëzu”.

Ndërkaq, në një bisedë të Grabovcit me Thaçin, ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së e quan “sheqer” Jakup Krasniqin.

“Okej. Hej, po bisedo edhe niher me at Sheqerin”, i thotë Grabovci – Thaçit, duke iu referuar me “sheqer” Jakup Krasniqit.

E rreth nëntë muaj pas publikimit të një serie të përgjimeve të njohura me emrin “Dosja e Shefave”, Jakup Krasniqi dhe Adem Grabovci janë takuar në Durrës.

Siç ka mësuar Insajderi prej burimeve nga takimi, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s ka kërkuar nga Grabovci përkrahje për rrëzimin e qeverisë. Ata pretendojnë se takimi ka qenë i rastësishëm, megjithatë në këtë takim Krasniqi ka shfrytëzuar rastin për t’i kërkuar votën për mocionin e mosbesimit ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Në takimin ndërmjet Grabovcit e Krasniqit ka qenë i pranishëm edhe deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala. /Insajderi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit