8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kur fillloi të përdoret institucioni i Shejhul-Islamit

Më të lexuarat

Shejhul-islam- (arab) – titulli më I lartë që I jepet një teologu, filozofi apo juristi islamik. Emërtimi filloi të përdoret që në shekullin XII e XIII.

Më vonë, ky titull e humbi pak rëndësinë, ngaqë gati çdo myfti, pak a shumë I njohur , filloi të quhej shejhul-islam. Kështu ndodhi deri në gjysmën e dytë të shekullit XV,pas rënies së Kostandinopojës, ku në krye të Perandorisë Osmane ishte Sulltan Mehmeti II. Me Mehmetin II Fatihun Shejhul-islam, i pari i fesë islame u bë myftiu kryesor I Stambollit dhe i krejt Turqisë.

Shejhul-islam u bë jo vetëm instance më e lartë dhe autoriteti kryesor fetar, por edhe faktor me rëndësi të madhe në jetën shoqërore e politike të Turqisë.

Shejhul-islam ishte në nivel të barabartë me vezirin e madh të Turqisë. Vezirin e madh dhe Shejhul-islamin i emëronte Sulltani dhe vetëm me rastin e emërimeve të tyre të këtyre dy personaliteteve merrte pjesë vet Sulltani. Titulli Shejhul-islam u suprimua pas rënies së kalifatit dhe vendosjes së Republikës së Turqisë në vitin 1924.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit