Kur duhet t’i pastrojmë duart

0
39

Pastrimi i duarve është një nga mënyrat më të mira dhe më të lehta për të parandaluar infeksionet dhe përhapjen e baktereve.

Duke mos i pastruar duart rregullisht mund të transmetohen sëmundje të ndryshme. Nëse nuk i keni në dispozicion ujin dhe sapunin, përdorni pecetat dezinfektuese ose të lagëta.

Për të parandaluar sëmundjet e ndryshme pastroni duart sa më shpesh, ndërsa ekspertët theksojnë situatat kur pastrimi i duarve është i obligueshëm:

• Sa herë që hyni në shtëpi;
• Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit;
• Para ngrënies;
• Para se të kujdeseni për të sëmurët;
• Para se të merrni ilaçet;
• Para kurimit të plagëve të hapura;
• Pas përdorimi të banjës;
• Pas ndërrimit të pelenave ose pastrimit të fëmijës, i cili ka përdorur banjën;
• Pas pastrimit të hundës, kollitjes ose teshtitjes;
• Pas prekjes së kafshëve;
• Pas prekjes së ushqimit për kafshë;
• Pas përdorimit të mbeturinave. bërllokut, kimikateve dhe objekteve të papastra./zhurnal/kohaislame