Kur duhen ngritur duart në dua (lutje)

0
206

Falënderimi i takon Allahut xh.sh.. Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij dhe të gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit.
Së pari, duhet ditur se duaja është ibadet (adhurim), siç ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: “Duaja është ibadet. Çdo ibadet duhet bërë duke u bazuar në argumente dhe nuk lejohet të bëhet ndonjë lloj ibadeti pa argument.
Duart duhen ngritur bashkë gjatë duasë (lutjes), përveç nëse duaja bëhet brenda ndonjë ibadeti tjetër. Në këtë rast ngritja e duarve konsiderohet si vepër e tepërt në atë ibadet, p.sh. namazi, hytbeja, tavafi, etj..
Në namaz ka dua (lutje), siç është duaja në sexhde, në uljen e fundit etj., dhe nuk lejohet që në këto raste të ngrihen duart. Ai i cili vepron kështu ka bërë një bidat, sepse i ka ngritur duart brenda një ibadeti tjetër. Gjithashtu edhe ngritja e duarve në minber apo gjatë tavafit etj..
Por nëse ka argument se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i ka ngritur duart në ndonjë rast, atëherë lejohet, si për shembull ngritja e duarve gjatë duasë së kunutit. Në këtë rast duhen ngritur duart, edhe pse është brenda një ibadeti tjetër, sepse ka argument se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i ka ngritur duart.
E, nëse duaja bëhet jashtë ndonjë ibadeti tjetër, atëherë në këtë rast lejohet të ngrihen duart. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Me të vërtetë Allahu xh.sh. turpërohet prej robit të Tij që, kur t’i ngrejë duart drejt Allahut xh.sh., t’ia kthejë atij të zbrazëta.”
Sa’d el Humejd
Përktheu dhe përshtati: Eroll Nesimi
7.3.2008