14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kur bie Facebook, të gjithëve “u ndalet fryma” – një histori e ndërprerjeve të platformës gjigante, nëpër vite!

Më të lexuarat

Qindra miliona përdorues të platformës gjigante Facebook, gjatë ditës së mërkurë janë ballafaquar me probleme, duke raportuar se kishte ndërprerje të kësaj platforme.

Sipas Down Detector, problemet goditën përdoruesit e Facebook në Europë dhe SHBA.

Faqja e internetit tha se kishte marrë më shumë se 11,000 raporte të problemeve ku përfshiheshin ndërprerjet e përgjithshme, ankesat për vështirësi në newsfeed, si dhe vështirësi në kyçje.

Dhe duke u ndërlidhur me këtë, mediumi prestigjioz britanik The Guardian i ka kushtuar një shkrim efektit të një “krize të tillë” duke vënë në pah edhe të tjera raste kur kjo ka ndodhur me gjigantin Facebook.

Siç shkruan ky medium, Facebook është një “institucion i fuqishëm” dhe si i tillë ka potencial të lë një zbrazëti për miliarda përdorues, kur nuk është funksional.

Madje, siç thuhet tutje, kur Facebook bie, kjo gjë bëhet një çështje serioze: punëtorët e mërzitur të zyrës janë të privuar nga zbavitja, fëmijët janë të detyruar të bisedojnë me familjet e tyre, drejtuesit e mediave qajnë mbi trafikun e humbur dhe askush nuk ka mundësi të merr LIKE.

Përveç kësaj, inxhinierët e Facebook nxitojnë tërësisht për të rregulluar gjithçka.

Megjithatë, nuk ishte gjithmonë kështu.

Në vitin 2010, kur faqja e Facebook-it u prish, mund të fiksohej vetëm me një “fikje dhe ndezje”.

Këtu ka një histori të ndërprerjeve më të mëdha në vitet e fundit të Facebook, nga seriozët në ato më të “pakuptimta”.

27 janar 2015

Ndërprerja e fundit 50 minutëshe u shkaktua nga Facebook duke u përpjekur të ndryshonte diçka brenda sistemeve të saj që shkuan keq, jo një sulm në internet siç ishte raportuar gjerësisht.

Një zëdhënës i Facebook-ut kishte thënë për Guardian: “Më parë sot shumë njerëz kishin vështirësi të kyçeshin në Facebook dhe Instagram. Kjo nuk ishte rezultat i një sulmi të palës së tretë por ndodhi pasi ne prezantuam një ndryshim që preku sistemet tona të konfigurimit. Ne reaguam shpejt për të rregulluar problemin, dhe të dy shërbimet janë kthyer në 100% për të gjithë”.

Ndërprerja goditi faqen dhe aplikacionet, por ndikoi në shërbime të tjera, duke përfshirë Instagram, Tinder, AOL Messenger dhe Hipchat, të cilat mbështeten në Facebook për kyçje.

1 gusht 2014

Ndërprerja e dytë e Facebook në dy muaj u shkaktua nga një gabim tjetër i serverit, i cili përsëri ndikoi në faqen e Facebook, në aplikacionet dhe në faqet si dhe shërbimet që përdorin sistemin e tij të kyçjes.

Një zëdhënës i Facebook i tha Guardian-it në atë kohë se kompania “po punonte që gjërat të ktheheshin normalisht sa më shpejt që të ishte e mundur”.

Skype ishte një nga shërbimet e profilit të lartë që u bë i padisponueshëm për disa përdorues të cilët nuk ishin në gjendje të kyçeshin gjatë një ndërprerje 40-minutëshe.

19 qershor 2014

Qershori ishte një “muaj i rëndë” për Facebook – ndodhi ndërprerja më e gjatë në katër vjet, e cila e pa platformën jo aktive për 31 minuta dhe ishte fillimi i një frekuence në rritje të çështjeve të faqes.

Sikurse faqja e internetit, edhe aplikacionet për smartphone dhe tabletë të Facebook u prekën, duke i bërë përdoruesit të kërkonin “strehim” në rrjetet e tjera sociale, përfshirë Twitter dhe madje edhe Google+.

“Këtë mëngjes, ne përjetuam një problem që pengonte njerëzit që të postonin në Facebook për një periudhë të shkurtër kohore. Ne e zgjodhëm problemin shpejt, dhe tani jemi kthyer në 100%. Na vjen keq për ndonjë shqetësim që kjo mund të ketë shkaktuar”, kishte qenë përgjigja e Facebook në një deklaratë në atë kohë, duke mos dhënë hollësi për atë që shkaktoi problemin.

21 tetor 2013

Inxhinierët e Facebook-ut u fajësuan për një problem tjetër të faqes, këtë herë jo një ndërprerje, por një “gabim i lexueshëm”, i cili i pengonte përdoruesit të postonin përditësimet e statusit për më shumë se katër orë.

Pjesa tjetër e faqes ishte funksionale, por shkaktoi probleme për të paktën 3,587 faqe të tjera, sipas të dhënave nga firma e menaxhimit IT Compuware.

“Këtë mëngjes, gjatë kryerjes së disa mirëmbajtjeve të rrjetit, ne përjetuam një çështje që pengonte disa përdorues të postonin në Facebook për një periudhë të shkurtër kohore”, tha një zëdhënës në atë kohë.

Në atë kohë, Facebook kishte 700 milionë përdorues aktivë.

24 shtator 2010

Në vitin 2010, Facebook pësoi një “përçarje” dy-orëshe që ishte me sa duket si shkak i një problemi të rrjetëzimit të ndërlikuar, të shkaktuar përsëri nga inxhinierët vetë. Megjithatë, zgjidhja ishte tepër e thjeshtë. Facebook “shkyçi dhe më pas kyçi” faqen përsëri.

Problemi u shkaktua nga një çështje në serverët kompjuterikë në mesin e 500 faqeve që formojnë rrjetin mbarëbotëror të Facebook.

Në fund, kreu i inxhinierisë së programeve të Facebook tha: “Ne u desh të ndalojmë të gjithë trafikun në këtë grumbull të bazës së të dhënave, gjë që nënkuptonte shkyçjen e faqes”.

31 korrik 2007

Vetëm tre vjeç, reagimi i Facebook ndaj ndërprerjeve ishte pak më ndryshe se sa është tani. Në vitin 2007 faqja ishte ndalur me dashje nga inxhinierët e saj.

“Këtë mëngjes, ne përkohësisht ndërpremë faqen e Facebook për të rregulluar disa probleme që identifikuam sot më herët”, kishte thënë një zëdhënës në atë kohë.

Kjo ndërprerje ishte mjaft e gjatë për përdoruesit që të përdorin MySpace, Bebo, si dhe Twitter, atëbotë një vjeç.

Tani, disa vjet më vonë, kjo lloj ndërprerje e qëllimshme është e paimagjinueshme, por mund të kuptohet ndoshta, nëse kihet parasysh fakti se atëbotë faqja kishte shumë më pak përdorues. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit