Kuptimi dhe arsyeja pas kapelës së famshme të Khabib Nurmagomedov

0
259

Kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov, do të mbrojë titullin e tij ndaj Conor McGregorit.

Rusi që është i pamposhtur në 26 përballje, por në botën e artëve të përziera marciale nuk është i njohur vetëm për rekordin e tij fantastik, por edhe për kapelën e tij të famshme.

Khabib Nurmagomedov gjatë matjes zyrtare të peshave para duelit me Conor McGregor(Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Por, pse ai gjithmonë e mban atë, cili është kuptimi i saj?

Ajo quhet papakha (shqiptohet puh-pah-hah) dhe vishet nga burrat e Dagestanit (zonë në jug të Rusisë), vendlindja e 30-vjeçarit.

Ajo është nga lëkura e thatë e deleve dhe leshi i tyre, por përmban edhe disa litarë për ta rregulluar.

Besohet se në shekullin XVIII (18) dhe XIX (19), kapela e lartpërmendur mbahej nga burrat të cilët ‘konkurronin’ për të marrë vëmendjen e një vajze të re. Kur kapela hiqej, ishte një shenjë që grindja mes tyre ka mbaruar dhe pastaj kapela hidhej në dritaren e vajzës, nëse vajza nuk e kthente prapa, atëherë ishte shenjë që ajo pranon një lidhje.

Por, kapela është mbajtur nga edhe barinjtë, një tregues për motin e vështirë në malet e regjionit të Caucus.

Gjatë një interviste për Russia Today, Nurmagomedov kishte thënë: “Papakha më përfaqëson se nga jam. Fshatin tim të vogël në Dagestan. Kjo është një kapelë tradicionale në Dagestan, Çeçeni dhe rajonin e Caucasus . Është shumë e rëndësishme për mua, shumë e rëndësishme”

Ndërsa eksperti i kulturës së këtij regjioni, Georgie Derluguian, tregon pak më shumë rreth saj: “Është një kapelë që mbahet nga luftëtarët, klanet e maleve dhe barinjtë e deleve. Madhësia e saj përcaktohet nga një litar i vogël, i cili kalon përreth saj, kështu mund të rregulloni madhësinë e saj”.

Vlen të theksohet se kapela ishte pjesë e uniformës së ushtrisë ruse gjatë Luftës së parë Botërore, por ajo më parë ishte veshur edhe nga fiset që luftonin kundër rusëve gjatë shekullit të XIX (19).

Kapela ka gjithashtu besëtytni, pasi ta heqësh për të luftuar me armikun, mund ta vendosësh vetëm kur lufta të përfundojë.

Nuk duhet harruar se Nurmagomedov kur kishte takuar Cristiano Ronaldon ia kishte dhënë një kapelë të tillë, kurse portugezi i dhuroi një fanellë të Real Madridit.

Khabib është tifoz i Real Madridit

Për t’u njohur më mirë me ‘Shqiponjën’ ruse më poshtë keni një video të tij.