20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kundërshtarët politik ftojnë egjiptianët për të rrëzuar regjimin e Sisi-it

Më të lexuarat

Një grup i kundërshtarëve politikë ka bërë thirrje për përmbysjen e regjimit të presidentit egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi, pak ditë para përvjetorit të 5-të të kryengritjes popullore që përmbysi pushtetin autokrat të Hosni Mubarakut në vitin 2011, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të martën, kundërshtarët i ftuan egjiptianët që “ti bashkojnë forcat për të përmbysur regjimin në aktual”.

Thirrjet janë përhapur përmes mediave sociale për protesta në rrugë në 5-vjetorin e kryengritjes kundër Mubarakut.

Në deklaratë thuhet se “trazirat aktuale në rajon kanë zbuluar një komplot të madh të orkestruar mirë kundër kombit”.

Egjipti në vazhdimësi ka qenë arenë e trazirave që kur ushtria rrëzoi presidentin Mohamed Morsi me një grusht shteti në vitin 2013. Presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike kishte shërbyer vetëm dy vjet në këtë detyrë.

Pas rrëzimit të Morsit, autoritetet egjiptiane kanë nisur një fushatë të pamëshirshme ndaj disidentëve, duke vrarë qindra dhe duke arrestuar mijëra kundërshtarë. Qindra kundërshtarë kundër regjimit janë larguar nga Egjipti për të kërkuar strehim jashtë vendit.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, më shumë se 40.000 persona janë arrestuar nga autoritetet egjiptiane gjatë dy viteve të fundit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit