Kujt i dërgoni më së shpeshti e-mail

0
51

Shfletuesi i njohur “Google” e ka opsionin e ri, atë “Activity”, me ndihmën e të cilit mund të llogarisni sa orë në javë i kaloni në e-mailin tuaj, kujt i shkruani më së shpeshti dhe çka keni kërkuar deri më tani.

“Ne dëshirojmë që ‘Google’ të punojë aq mirë, që thjesht të inkorporohet në jetën tuaj. Tani ua prezantojmë ‘Account Activity’. Kur të kyçeni secilin muaj merrni ‘link-un’ i cili është i mbrojtur me shifër, me raportin për shfrytëzimin e ‘Google-s’”, thuhet në faqen zyrtare të kësaj kompanie, njofton Zëri.

Në këtë njoftim thuhet edhe se kjo është edhe një mënyrë me të cilën mund ta mbroni llogarinë tuaj në “Google”. Për shembull, siç thanë ata, nëse e vëreni se “jeni” kyçur nga vendi në të cilin nuk keni qenë, do të jeni të sigurt se edhe dikush tjetër ka qasje në llogarinë tuaj, kështu që menjëherë ndërrojeni fjalëkalimin.