6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kujdesi për shëndetin e veshit

Më të lexuarat

Dëgjimi i fjalëve të zemrës nga të afërmit apo miqtë, janë një kënaqësi e madhe dhe një përkëdhelje e shpirtit njerëzor.
Por, disa njerëz për shkak të defekteve të lindura ose të shkaktuara pas lindjes, jetojnë fatkeqësisht në një botë të heshtur. Aktualisht, numri i njerëzve me vështirësi në dëgjim po shtohet gjithnjë e më shumë, por në të njëjtën kohë gjithnjë e më shumë njerëz fillojnë t’i kushtojnë rëndësi shëndetit të veshit.
 
Por, cilat janë sëmundjet e veshit? Çfarë mund ta shkaktojë humbjen e aftësisë së dëgjimit? Si duhet të kujdesemi për veshin gjatë jetës së përditshme?
 
Dëgjimi dhe të folurit janë mjete shumë të rëndësishme të komunikimit midis njerëzve dhe njohjes së tyre me botën. Kurse sëmundjet e veshit dhe vështirësia në dëgjim janë si retë e zeza që shqetësojnë njeriun.
Sipas vlerësimit të OBSH-së në gjithë botën, ka 600 milionë njerëz që kanë pësuar humbje të lehtë të dëgjimit dhe 250 milionë me humbje të shkallës së mesme të aftësisë së dëgjimit.
 
Pengesa në dëgjim ndikon kontaktet shoqërore dhe cilësinë e jetës së njerëzve. Ky grup njerëzish me aftësi të kufizuar në dëgjim, tërheq vëmendjen e shoqërisë kineze, veçanërisht vëmendjen e institucioneve të Shëndetësisë.
 
Por cilat janë shkaqet e humbjes së aftësisë së dëgjimit? 
 
“Në të kaluarën, përdorimi i antibiotikëve ishte shkak kryesor i shurdhimit. Gjithashtu një numër i madh njerëzish janë shurdhuar pas sëmundjeve infektive. Në ditët e sotme, shpejtimit të procesit të urbanizimit të vendit ka rritur zhurmat, që janë bërë shkak kryesor i humbjes së aftësisë së dëgjimit.”
 
Lidhur me humbjen e dëgjimit nga zhurma, doktoret thonë se tani shumë të rinj dëgjojnë muzikë, madje mbajnë në të dy veshët kufje, shpesh edhe gjatë fjetjes. Shumë njerëz e kanë zakon të përdorin pajisjet MP3-player në makinë ose duke pritur për autobusin.
Me kalimin e kohës tek këta njerëz, aftësia e dëgjimit dobësohet dita ditës.
 
Veshi si një organ i ndjeshëm e ka strukturë të brishtë, ndaj dhe stimulimi i tepërt e dëmton atë. Në fillim do të ndjehet një zhurmë dhe nxehtësi në vesh, pastaj do të dobësohet aftësia e dëgjimit, shoqëruar me simptoma të tilla si përzierje, të vjella, përgjumësi etj.
 
Mjekët sugjerojnë njerëzit që të mos përdorin për një kohë të gjatë MP3-player, në rast se ndiejnë shqetësime në vesh. Në këto raste duhet të ndalohet menjëherë dëgjimi me kufje. Ne rast nevoje, duhet shkuar për kontroll mjekësor në spital duke iu nënshtruar mjekimit nën drejtimin e mjekut.
 
Edhe qëndrimi zgjuar natën vonë, do të shkaktojë dëmtimin e enëve të gjakut dhe dëmtimin e brendshëm të veshit. Përveç kësaj, në sallat e lokaleve, ku densiteti i zërit (muzikës) është 90 decibel db apo edhe më i lartë, veshi mund të pësojë dëmtime.
Qëndrimi për një kohë në këto ambiente do të shkaktojë humbjen e dëgjimit nga zhurma.
 
Edhe pirja e duhanit dhe përdorimi i alkoolit mund të çojë në shurdhim.
Sepse pirja e duhanit dhe përdorimi afatgjatë i alkoolit mund të shkaktojë arteriosklerozë, ku veshi i brendshëm mund të mos furnizohet mjaftueshëm me gjak. Në raste të tilla shkaktohet humbje e dëgjimit. Prandaj, për parandalimin e humbjes së aftësisë së dëgjimit gjatë plakjes, duhet ndalohet së pari duhani dhe alkooli dhe përdorimi i sa më pak i ushqimeve të yndyrshme, sepse edhe ato gjithashtu mund të favorizojnë humbjen e dëgjimit në pleqëri.
 
Ditët e sotme edhe shumë fëmijë pësojnë sëmundje të veshit, çka ka sjellë shqetësim për prindërit e tyre. Por prindërit duhet të kujdesen më shumë për fëmijët duke pikasur më herët në simptomat e sëmundjes. 
 
“Simptoma e parë është dhimbja e veshit. Dhimbja është e fortë sa që fëmijët zgjohen gjatë natës. Simptoma e dytë është rritja e volumit të zërit të TV nga fëmijët, gjë që tregon dobësimin e aftësisë së dëgjimit.”
 
Infeksioni në vesh tek fëmijët, shkaktohet nga infeksioni në mushkri, ndaj duhet shkuar menjëherë për vizite tek mjeku.
 
Mjekët propozojnë ushtrime të rregullta për veshët duke u bërë masazh, çka është në dobi të nxitjes së qarkullimit të gjakut dhe ndihmon në pasjen e një veshi të shëndetshëm. Ai propozon edhe ushtrime me fërkim dhe masazhin e veshëve për të forcuar shëndetin e tyre.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit