5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Kujdesi për fqinjin, një tregim i bukur

Më të lexuarat

Kujdesni fqinjët
Ishte qershori i vitit 2008 dhe asokohe sapo isha martuar.
Unë nuk po përballesha vetëm me jetën e re, por me një zonë të re dhe të panjohur.
Nga 2008 e deri me 2011 kam jetuar në periferi të Damaskut në zonën e Hames, një vend piktoresk 15 km larg Damaskut.
Pallati ku jetoja sapo ishte ndërtuar, banorët ishin të paktë dhe plotësisht të panjohur.
Ishte kohë dreke, një javë pas martese, kur dikush troket derën, pasi nuk kisha zile dhe as sy magjik.
Hapa derën por askush, u futa brenda ku nuk zgjati shumë dhe dera u trokit sërish.
Shkova me ngadalë, hapa derën por askush.
Këtë radhë u mërzita shumë, ndaj qëndroja në pritje pas dere sikurse macja në pritje të miut me shpresën se do e trokasë sërish.
Ime shoqe që më pa tek ruaja derën më pyeti se ç’kishte ndodhur?
-Do jetë ndonjë fëmijë,- ia kthej unë,- po ia tregoj unë qejfin.
-Largohu,- më thotë mua,- se do jetë femër.
Pas pak u trokit sërish dera dhe kur derën e hapi ime shoqe u habita që foli me një femër dhe pas dy minutash (me të grave) u fut brenda.
Kish qenë fqinja e cila na uronte mirëseardhjen, martesë të mbarë dhe dy pjata me drekën që kishte gatuar.
Një gjellë me mish me bizele dhe një pjatë patate dhe patëllxhanë të skuqur.
I habitur nga gatimi se mendoja se sirianët sjellin vetëm kur gatuajnë gjellët e veçanta i them: -A sjell robi patate?
Ne ecim me fjalën e Profetit alejhis selam që thotë: “Aq shumë më ka porositur Xhibrili për komshiun sa mendova se do ma bëjë pjesëtar në trashëgimi”.
Ne ndërrojmë ushqimet për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të shtuar dashurinë, jo për t’iu krenuar njëri-tjetrit dhe për t’i shitur mend.
Shijen e atyre patateve të skuqura akoma dhe sot e ndjej, se përmend gjellën me bizele se nuk i ha.
Zot na e trego hakun hak dhe na bëj prej atyre që punojnë me të, na bëj fqinj të mirë, na mundëso të kemi fqinj të mirë dhe na mundëso të jemi fqinj me Profetin alejhis selam, në xhenet!

Gentjan Mara

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit