6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kujdesi nga gënjeshtra

Më të lexuarat

Abdullah bin Amr (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton duke thënë: “Nëna ime më pati thirr, në kohën kur i Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka qenë në shtëpinë tonë, duke më thënë: “Eja këtu të të jap diçka!”. Ndërkaq, Pejgamberi e pyeti se çka kishte pasur ndërmend të më japë, e kur ajo i tha se ka pasur ndërmend të më japë ca hurma, atëherë (Pejgamberi) i pati thënë: “Nëse nuk do t’i kishe dhënë asgjë, në regjistrin tënd do të ishte shënuar një gënjeshtër!”

(Shënojnë: Ahmedi 24/470 me nr. 15702. Ebu Davudi 4993. Albani e klasifikon sahih në Es-silsiletu es-Sahihah, 2/373 me nr. 748.)

Dobitë e hadithit:

1. Rëndësia e edukimit të të vegjëlve. Kjo konsiderohet prej përgjegjësive më të mëdha, dhe për këtë muslimani do të shpërblehet.

2. Rëndësia e sinqeritetit me të vegjlit. Sinqeriteti është prej virtyteve të bukura, të cilat i do Allahu, dhe e bukur është që fëmijët të edukohen me të.

3. Gënjeshtra është cilësi e qortuar dhe e ndaluar në Islam.

4. Gënjeshtra është e keqe dhe ajo i regjistrohet njeriut.

5. Disa njerëz mendojnë se të vegjlit nuk kuptojnë. Kësisoj nuk i kushton rëndësi nëse i gënjen ata, ndërsa e vërteta është ndryshe. Edukuesi duhet të kuptojë se të vegjlit kanë perceptim dhe intuitë, madje kanë ndjenja, të cilat duhet pasur në konsideratë dhe vlerësuar në mënyrë që edukimi të japë frytet e tij. /krenaria.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit