Kujdes nga ky veprim në sexhde !

0
3838

Imam Ibën Uthejmini , Allahu e mëshiroftë ka thënë :
“Nuk lejohet për njeriun duke qenë në sexhde që të ngrejë duart e tij ose njërën prej tyre, ose këmbët ose njërën këmbë të tij, sepse detyrë është që të bëjë sexhde më shtatë gjymtyrët: Balli me hundën, dy duart, dy gjunjtë dhe gishtat e këmbëve. Nëse ai i ngre derisa ngrihet prej sexhdes namazi i tij është i pavlerë (batil). Ndërsa nëse e ngre (një prej gjymtyrëve) e pastaj e ul përsëri me të shpejtë shpresoj që nuk ka nevojë që ta përsërisë namazin.”

{ Sherh Rijadus Salihin, vëll.4 }