9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Kujdes nga ky mesazh në WhatsApp, mund t’ju prishë punë

Më të lexuarat

WhatsApp ka bërë një ndryshim të ri, i cili mund t’ju kushtojë shumë.

Kjo për shkak se WhatsApp ka vendosur të nxjerrë një sistem pagesash që do t’i lejonte përdoruesit të transferonin në mënyrë të sigurt paratë me njëri-tjetrin.

Por një mashtrim në formën e një mesazhi zyrtar që paralajmëron njerëzit që “shërbimi i provës” i aplikacionit të mesazheve të njohura të çastit po i vjen fundi, po shpërndahet me shpejtësi.

“Të dhënat tona tregojnë se shërbimi juaj i testimit WhatsApp tejkalon periudhën njëvjeçare.

Në përfundimin e periudhës së provës WhatsApp-i juaj nuk do të jetë më në gjendje të dërgojë ose të marrë mesazh.

Për të vazhduar përdorimin e WhatsApp pa ndërprerje, na duhet që të abonoheni për ndonjë nga periudhat e abonimit tonë”- thuhet në përmbajtjen e mesazhit.

Cilado mesazh që mund të merrni, WhatsApp nuk do të vendosë tarifa për përdorimin e këtij shërbimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit