6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Kujdes kur përdorni ilaçe!

Më të lexuarat

1.5 milionë është numri i njerëzve që sëmurën çdo vit nga keqpërdorimi i ilaçeve, ndërkohë që 100 mijë të tjerë humbasin jetën. Specialistët mendojnë se këta vdekje mund të parandalohen dhe se njerëzit duhen të mësojnë të mbrojnë veten.

Ja disa gabime mjekësore të shumë njerëzve:

Ngatërrimi i dy ilaçeve të ngjashëm në emër: kjo mund të ndodhë shpesh. Ndoshta shkrimi i doktorit është i palexueshëm. Për këtë arsye ilaçi hyn me emër të gabuar në sistem. 25% e gabimeve të raportuara lindin nga ngatërrimi i emrave të ngjashëm të ilaçeve.

Si ta shmangim një situate të tillë? kur doktori juaj ju shkruan ilaçin në recetë mësoni emrin e saktë të ilaçit dhe dozën e përdorimit. Kur të merrni ilaçin në farmaci sigurohuni që emri i ilaçit, doza dhe udhëzimet e përdorimit të jenë të njëjta me ilaçin e shkruar në recetë.

Marrja e 2 ose më shumë ilaçeve që shtojnë efektet anësore të njëri-tjetrit: çdo ilaç përmban efektet anësore potenciale. Por problemet dalin në pah atëherë kur ju merrni në të njëjtën kohë 2 ose më shumë ilaçe. Sepse këta ilaçe mund të bashkëveprojnë dhe kështu të shtohen efektet anësore. Efektet anësore më të përhapura janë rritja e presionit të gjakut dhe marrje mendsh.

Si të mbroheni ? Kur të merrni një ilaç të ri këshillohuni me doktorin apo farmacistin rreth efekteve anësore të tij.

Marrja në doze të lartë e ilaçeve me veçori të ngjashme: p.sh kur ju dhemb koka merrni një qetësues dhimbjesh dhe në të njëjtën kohë mund të merrni një hap gjumi. Të dy janë qetësues dhe kur merren bashkë mund të jenë helmuese. Krahas kësaj nëse bashkë me ilaçin histamine, i cili shitet pa recetë, shurupet për kollë apo ftohje merrni dhe hapa për gjumë, mund të përballeni dhe me raste vdekjesh sidomos tek grupmoshat e reja.

Për të evituar këtë situate: tregohuni të kujdesshëm ndaj paralajmërimeve të shkruara në listën e riskut tek ilaçet e shitura pa recetë. Fjalët kyçe janë gjendje gjumi, përzierje, fryrje, sedacion. Para se të merrni ilaçin konsultohuni me doktorin ose farmacistin.

Marrja e dozës së gabuar: doktorët na i japin ilaçet me gram për t’i konsumuar në doza të përshtatshme. Kjo situate vihet re më shpesh në spitale. Insulina e përdorur në kurimin e diabetit është ilaçi doza e të cilit ngatërrohet më shpesh.

Si të mbroheni? Lexojeni mirë recetën e dhënë nga doktori. Dhe tregoni kujdes që pjesa ku shkruhet doza dhe sasia e ilaçit të jetë e qartë dhe e lexueshme./Start/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit