7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kujdes fëmijët, në pelena zbulohen kimikate të rrezikshme

Më të lexuarat

Një skandal ka shpërthyer në Francë pasi është zbuluar se pelenat që prodhohen në vend përmbajnë lëndë djegëse dhe kimikate të tjera toksike. Substancat janë potencialisht toksike, duke përfshirë një substancë që përdoret gjerësisht në lidhje me kancerin.

Agjencia e mjedisit ANSES zbuloi gjetjet e saj në një studim të ri të publikuar të mërkurën, me shkencëtarët që testuan 23 lloje pelenash pasi ato ishin veshur nga fëmijët.

Testet zbuluan butilfenilin metilpropional – të përdorur në produktet e kozmetikës dhe disa hidrokarbure aromatike. Kimikati i mbeturinave që gjetën ishte glyfosati, i cili ka qenë i lidhur me kancerin dhe i është nënshtruar përpjekjeve nga disa liderë evropianë për ta ndaluar.

Lidhur me zbulimin e saj në pelenat e prodhuara në vend, qeveria tha se ishte jetësore që prodhuesit dhe shitësit të siguronin që substanca të hiqej.

Në një deklaratë të përbashkët, ministritë e Shëndetësisë, Mjedisit dhe Financave thanë: “Ne i bëjmë thirrje prodhuesve dhe shitësve për të marrë masa brenda 15 ditëve të ardhshme për të eliminuar këto substanca nga pelenat e foshnjave”.

Ministri i Shëndetësisë, Agnes Buzyn gjithashtu siguroi prindërit se nuk kishte rrezik të menjëhershëm për fëmijët e tyre dhe tha se raporti ishte “një masë paraprake për të mbrojtur fëmijët nga efektet e mundshme”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit