5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Ku qëndron problemi?!

Më të lexuarat

QAZIM FUÇIJA

Nuk kishte si të mungonte edhe këtë vit një mendim vjellënxjerrës rreth muslimanëve në ditën e Bajramit. Është bërë pothuasje e njohur formula, e cila sa herë ka një organizim nga muslimanët në Shqipëri, vijon duke hedhur vrer drejt tyre duke u fshehur prapa toneve nacionaliste e patriotike.

Preteksti kësaj here ishte mbulimi i bustit të figurës tonë kombëtare Skënderbeut. Ajo çka u aludua ishte se muslimanët mbuluan figurën e heroit tonë, sepse nuk e duan dhë kërkojnë ta përdhosin atë. Madje kishte dhe prej atyre që merrnin kompetenca mbi veten e tyre sa ti tregonin vendin muslimanëve, që të gjenin vend tjetër për të kryer ritin e tyre të adhurimit të Zotit, krijuesit të çdo qënie të gjallë e njëherazi edhe të vetë Skënderbeut.

Ndoshta si një arsyetim nacionalist edhe mund të merrej për bazë, por kjo vetëm në rastin që diçka të tillë do ta bënte një grup nacionalist, i cili gjithmonë i ka kundërshtuar veprime të tilla. Por fakti që deri tani nuk kemi pasur një grup të tillë, pretendimet e sipërpërmendura përdoren për të shfaqur inatin dhe urretjen ndaj një besimi të caktuar fetar, jo vetëm atij Islam, sepse do të ishte e njëjta situatë sikur në atë shesh të ishte një grup tjetër fetar.

Pikë së pari nëse shikon me kujdes fotot nga lart të realizuar me dron do të vërehet një ekran i madh që ndodhet disa metra para bustit të Skënderbeut dhe jo i mbjeshtjellë rreth tij. E ky fakt nuk sjell asnjëlloj treguesi që është bërë me qëllim nga Komuniteti Musliman, sepse për rikujtim riti i faljes së Bajramit ka ndodhur edhe një herë tjetër para dy muajsh në të njëjtin shesh. Nëse muslimanët nuk do e donin diçka të tillë fare mirë që herën e kaluar nuk do të kishin kryer ritet e tyre në atë shesh, por do të kërkonin një vend tjetër. Ose në të kundërt do ta kishin mbështjellë me të vërtetë bustin që të mos dukej. Fakti që kjo nuk ndodhi herën e parë, por as këtë herë sepse ai ekran ishte shum metra larg statujës tregon që nuk ka pasur për asnjë moment asnjë lloj problemi me figurën e Skënderbeut të gjendur aty.

Por në gjithë këtë histori lind një pyetje. Si ka mundësi që “nacionalistët” dhe “patriotët” e flaktë e ngritën zërin e tyre pikërisht në këtë ditë. Rikujtojmë që kur u hap sheshi Skëndërbe, statuja e heroit tonë qëndroi rreth një muaj e mbështjellë nga disa ekrane gjigandë, të cilët u vendosën aty për të dhënë shfaqje çdo natë. Nuk ishin disa metra larg bustit, por e kishin mbështjellë atë. Asnjë reagim nga askush. Nëse vërtetë do të ishtë kaq problem kjo vepër, pse askush nuk foli për këtë fenomen? Pse duhej patjetër të kishte polemika kur muslimanët u shfaqën në skenë?

Muslimanët në këtë vend janë shumicë, edhe ruajtja e balancave në shoqëri vjen nga shumica. Në kohën kur shumë pseudopatriotë po largohen nga Shqipëria për një jetë më të mirë, janë pikërisht muslimanët e këtij vendi që po qëndrojnë këtu më shpresën se ky vend do të regullohet. Nëse do peshonin nivelin e patriotizmit tek njerëzit e këtij vendi, me siguri muslimanët dhe gjithë ata që besojnë tëk hyjnorja do të ishin të parët. Kjo sepse ata kanë ruajtur gjithmonë ekuilibrat në këtë shoqëri, janë ata të cilët nuk dalin në kronikat e zeza të lajmeve për shkatërrim apo prishje të moralit shoqëror. Sigurisht dikush mund të thotë që ka disa individë të caktuar, të cilët i bëjnë gjëra të tilla, por nuk duhet përgjithësuar shumica më veprimet e disa individëve. Ashtu siç edhe nacionalistët e vërtetë nuk duhet të futen në të njëjtën llogore me disa pseudonacionalistë, që presim nga momenti në moment të vjellin vrerin e tyre.

Askush nuk mund ti ndalojë muslimanët dhe askënd tjetër nga besimet e tjera të kryejnë ritualet e tyre në shesh. Sepse “sheshi” në vetvete është një hapësirë publike, e cila përdoret në interes të qytetarëve dhe ditën e Bajramit interesi publik i kthehet muslimanëve, për një periudhë të caktuar, për të shfaqur besimin e tyre. Kjo në të njëjtën mënyrë, me anë të se cilës një shesh tjetër, një bulevard apo një rrugë i kthehet grupeve të ndryshme për të manifestuar apo protestuar për kauzat e tyre.

Sheshi është i të gjithëve, përderisa çdokush paguan taksa për mirëmbajten e tij. E përderisa edhe muslimanët janë pjesë, askush nuk ka të drejtën as ti drejtojë gishtin për përdorimin e sheshit.

p.s. Ka shumë shqiptarë që kanë foto sipër tek busti i Skëndërbeut, ata duhet konsideruar antishqiptarë, sepse kanë prekur e bërë pis heroin tonë kombëtar.

Atdhedashuria shprehet me punë e vepra, jo me fjalë boshe në rrjetet sociale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit