12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ku formohen diamantet më të rrallë në Tokë?

Më të lexuarat

Në “xhepa” metali të lëngshëm, me qindra kilometra thellë në Tokë: analiza e këtyre gurëve me struktura të caktuara kimike zbulon informacione të reja rreth thellësisë së planetit.

diamanteJo të gjithë diamantet janë njësoj; për disa të tillë supergjigantë, që arrijnë në vlerën e 3000 karatëve me madhësi deri në 10 cm, prej kohësh ishte vënë në pikëpyetje origjina. Një studim i publikuar nga revista ‘Science’, sugjeron se diamantet supergjigantë vijnë nga ‘pishina’ metali të lëngshëm, që gjenden disa qindra kilometra në thellësi të planetit.

Diamantet e zakonshëm formohen me mantelin e Tokës dhe dalin në sipërfaqe për shkak të shpërthimeve vullkanike. Por ekzemplarët më të çmuar, të tilla si diamanti Cullinan apo “Ylli i Afrikës” (diamanti më i madh i gjetur ndonjëherë, me peshë 621 gramë, para se ndahej në disa pjesë), ose Lesotho Promise, i 15-ti më i madh i gjetur ndonjëherë, kanë një strukturë të dukshme dhe përbërje kimike krejt të ndryshme nga të tjerët, dhe pak dihet për mënyrën e formimit të tyre.

Studiuesit e Gemological Institute of America, në New York, të Carnegie Institution for Science, në Washington dhe Departamentit të Gjeoshkencës në Padova, kanë analizuar strukturat e kristalit të 9 llojeve diamantesh të tipit II, më të rrallat në planetin tonë.

Ata gjetën brenda tyre përbërës mineralogjikë të krijuar nga lidhjet hekur-nikel, sulfiteve dhe karburit të hekurit, një kombinim që nuk ishte vënë re kurrë deri tani në diamante “normalë”.

Këta përbërës janë të rrethuar edhe nga një shtresë metani dhe hidrogjeni, një tjetër tipar shumë i pazakontë. Analiza e 42 diamanteve të tjerë të tipit II zbuloi se aliazhi i pazakontë është i pranishëm në 72% të mostrave.

Këto “nënshkrimet” kimike i kanë lejuar studiuesit të identifikojnë kushtet fillestare dhe thellësinë në të cilën këto diamante janë formuar.

Prania në to e një minerali të quajtur ‘majorite’ sugjeron origjinën në thellësi deri në 750 km ( në thellësi më të madhe, majorite bëhet e paqëndrueshme).

Përbërja metalike e kristalizuar sugjeron se këta lloje diamantesh janë formuar në ‘xhepa’ të izoluar metali të lëngshëm në thellësi të Tokës, të ndara nga shkëmbinjtë e pasur me oksigjen ku formohen diamantet e zakonshëm. Mendohet se këto rezerva të vogla metali të lëngshëm mund të përbëjnë rreth 1 për qind të mantelit të Tokës.

“Studimi hap një skenar të ri mbi proceset gjeologjike në thellësi të planetit tonë, – thotë Fabrizio Nestola, një nga autorët e studimit. – Ai tregon se si mund të formohet hekur i lëngshëm në një rajon që gjendet shumë larg nga bërthama e tokës; nëse bërthama e jashtme, e cila supozohet ë jetë e përbërë nga hekur-nikeli i shkrirë, nis në thellësitë prej 2900 km, prania e përzierjeve mineralogjike të përbëra nga lidhjet hekur-nikel, sulfite dhe karbur hekuri në këto diamante, tregon se si ato mund të formohen në një thellësi jo më të madhe se 1000 km”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit