8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ku do të shkojë gjoba 5 miliardë dollarë vënë ndaj Facebook?

Më të lexuarat

Gjoba rekord prej 5 miliardë dollarësh ndaj Facebook për problemet me privatësinë u vendos nga Komisioni Federal Tregtar Amerikan por paratë do të shikojnë diku tjetër.

Sipas ligjit, paratë do të shkojnë në Thesarin Amerikan sipas FTC. “Me këto para do të paguhen operacionet e Thesarit Amerikan për 25 vite,” tha një drejtues i lartë i FTC.

Gjoba është më e madhja vendosur ndonjëherë nga FTC ndaj një kompanie teknologjike duke lënë hije gjobën 22.5 milionë dollarë vendosur ndaj Google për shkak të praktikave të privatësisë.

Gjithashtu është gjoba më e madhe vendosur ndonjëherë ndaj një kompania për abuzimin me privatësinë e konsumatorëve.

Në disa raste një pjesë e gjobës shkon për kompensim të përdoruesve, por në këtë rast përdoruesit e Facebook nuk kanë për të marrë asnjë kompensim sepse do të shkojë e gjoba për Thesarin Amerikan.

Megjithatë 5 miliardë dollarësh është vetëm një fraksion i një perandorie siç është Facebook. Konkretisht kjo gjobë përbën vetëm 9% të të ardhurave totale të kompanisë në 2018-ën. /PCWorld Albanian

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit