6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kthesë e papritur në politikën turke, zgjedhje të parakohshme më 24 qershor

Më të lexuarat

Presidenti turk, Rexhep Tajjip Erdogan, sapo ka mbajtur një konferencë shtypi në pallatin presidencial në Ankara, nga ku ka lajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 24 qershor të këtij viti.

Do të zhvillohen në këtë datë njëkohësisht si zgjedhjet presidenciale, ashtu dhe ato parlamentare.

“Morëm vendim që zgjedhjet të zhvillohen më 24 qershor,” deklaroi Erdogan në sallën e mbushur plot me gazetarë.

Vendimi vjen pas një takimi këtë mesditë të presidentit turk, e njëherazi kryetarit të AKP-së, partisë në pushtet, me kryetarin e partisë nacionaliste, MHP, Devlet Bahçeli.

Ishte ky i fundit që e bëri propozimin dje krejt papritur në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij.

Propozimi erdhi si një rrufe në qiell të hapur, duke e befasuar tërë opinionin turk. Bahçeli propozi një datë në fundin e gushtit për zgjedhjet e parakohshme, ndërkohë që vendimi i sotëm i parashikon ato për në qershor.

AKP-ja dhe MHP-ja janë në bashkëpunim të ngushtë prej kohësh dhe kanë një aleancë mes tyre.

Situata në vend, si dhe ajo në rajon, i kanë bërë të domosdoshme zgjedhjet e parakohshme, sipas propozuesit të tyre. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit