13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kthehet në rigjykim rasti i Lirim Jakupit

Më të lexuarat

Lirim Jakupi, ish-luftëtar i UÇPMB-së, i njohur me nofkën e luftës “Nazi” dhe pjesëmarrës në rastin e grupit të armatosur në Brodec të Malësisë së Tetovës, është duke u paraqitur sërish në një proces gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Gjilan të udhëhequr nga gjykatësit e EULEX-it.

Rasti i Jakupit është kthyer në rigjykim nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës. Edhe pse ishte dënuar me gjashtë vjet burgim, nga ish-gjykatësi i UNMIK-ut, Vinod Bolello, rasti i tij është kthyer në rigjykim ka bërë të ditur për “Koha Ditore”, avokati i tij Bajram Krasniqi.

Ai tha se ndaj Lirim Jakupit nuk ka aktakuzë shtesë, pos asaj që është ngritur në vitin 2003 nga ana e prokurores ndërkombëtare, Elizabet Ren. Sipas tij, Lirim Jakupi është në përfundim të vuajtjes së dënimit dhe realisht ndaj tij nuk ka as aktakuzë të ngritur për ikjen nga Burgu i Dubravës.

”Unë kam kërkuar me shkrim që ai të lirohet nga burgu, por ndërkohë me rastin e tij është duke u marrë një avokat gjilanas, sipas detyrës zyrtare”, sqaroi Krasniqi.

Në zyrën e EULEX-it në Gjilan bëhet e ditur se këtë rast do ta rigjykojnë gjyqtarët Vladimir Mikula, Mariola Pasnik dhe Vlastimir Dimiq. Sipas

Elizabet Renit, Jakupi akuzohet për periudhën e vitit 2003, se së bashku me Asllan dhe Rasim Bajramin dhe Basri Xhemailin kanë qenë duke u përgatitur për një akt terrorist në territorin e Serbisë.

Ren e ngarkon Jakupin edhe si pjesëmarrës në një akt terrorist të kryer në vitin 2003 ndaj dy policëve serbë në punktin policor në Konçul të Serbisë . Jakupi akuzohet për veprat penale të shtytjes, asistencë apo kryerje të terrorizmit.

Sipas avokatit Krasniqi, aktakuza e prokurores Ren është e paqëndrueshme, sepse në këtë rast nuk ka dëshmitarë dhe se Lirim Jakupi në atë aktakuzë përmendet vetëm kalimthi. Atë kohë Jakupin e bënte përgjegjës prokurorja tjetër, Cecelia Tilliada, dhe e ngarkonte për tri vepra penale të detyrimit katër vepra penale të rrëmbimit dhe tri vepra penale të shtrëngimit. Jakupi në këtë gjykim u shpall fajtor së bashku me ish-komandantin e UÇPMB-së, Shefket Musliu, dhe mori një dënim unik prej gjashtë vjetëve burg.

Gjykata Supreme e Serbisë i kishte vërtetuar dënimin prej 15 vjetësh burg, meqë Gjykata e Vranjës në vitin 2003, në mungesë, e kishte dënuar dhe shpallur fajtor.(INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit